Mbyllet tregu tek ish-Uzina Dinamo tregtaret bllokojne rrugen

Mbyllet tregu tek ish-Uzina 'Dinamo', tregtaret bllokojne rrugen

Tregtarëve të ish-uzinës “Dinamo” nuk u është lejuar të hyjnë në treg që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku policia u ka ndaluar të fusin furgonët me mallra apo karroca brenda në ambientet e tregut. Për këtë arsye, rreth orës 09:30, ata protestojnë sërish, duke bllokuar një aks të unazës. Mësohet se ka pasur gjithashtu dhe situata tensioni e përplasjeje mes tregtarëve dhe punonjësve të policisë.

Në këtë aksion për mbylljen e tregut, policia bashkiake ka qenë në mbështetje të Policisë së Shtetit. Tregtarët shprehen të irrituar nga veprimet e policisë dhe sipas tyre, nuk ka pasur asnjë njoftim për mbylljen e tregut ditën e sotme, ndaj ata kërkojnë dokument nga policia për këtë vendim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama