Mburoja natyrale kunder kancerit

Mburoja natyrale kunder kancerit

Kafja është një zakon i përditshëm dhe i preferuar për të rriturit, ndërsa kakaoja parapëlqehet më tepër nga të vegjlit. Shumë studime mbështesin efektet e dobishme të kafes dhe kakaos, ndërsa kërkime të tjera konfirmojnë efektet pozitive që ato kanë në luftën kundër kancerit. 

Sipas Shoqatës së Pacientëve me Kancer dhe Grupit Vullnetar të Mjekëve në Athinë, efektet e dobishme të kafes në shëndet lidhen me përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

Një kërkim ka treguar se ata që e pinin rregullisht kafen ose kakaon, krahasuar me ata që e pinin rrallë, kishin 21% më pak gjasa për të zhvilluar kancer të prostatës dhe ishin 3% më pak të rrezikuar nga ndonjë formë tjetër e kancerit.

Në përgjithësi, studimet tregojnë se edhe kakao ka veti të dobishme për shëndetin. Kjo lidhet me nivelet e larta të flavonoidëve që gjenden në përbërje të kokrrës së kakaos. Flavonoidet ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si kanceri, pasi ato kanë aktivitet antioksidant, duke parandaluar veprimin e radikaleve të lira.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama