Një pllakatë me një mbishkrim në nder të Sulejmanit të Madhërishëm është zbuluar në Lezhë. Kjo dëshmi e kohës ka qëndruar prej afro 40 vjetësh në bodrumin e bibliotekës së këtij qyteti. Bëhet fjalë për një falenderim që i bëhet Sulejmanit për rikonstruksionin e kështjellës, gjatë vitit të parë të sundimit të tij.
Rastësia e ka shpëtuar nga zhdukja pllakën që sot gjendet në bodrumin e biblotekës së Lezhës, aty ku ndodhen të gjithë reliket historike dhe etnografike të zonës. Ajo u zbulua rreth viteve 75 në shtëpinë e një banori. Por pas viteve 90 u la në harresë. Gjuha e përdorur një arabishte pa asnjë formë poetike, gjë që tradicionalisht përdorej në mbishkrimet perandorake. Mbishkrimi i referohet Selujmanit të Madhërishëm shkruar në vitin e parë të sundimit të tij.
Ky rizbulim nxjerr në pah nevojën për të riparë depot e muzeve dhe inventaret e tyre. Pasi siç duket edhe nga ky prezantim, është ende e paqartë se çfarë ka në to, e në Lezhë ka një vlerë më të madhe sepse askush nuk i shikon këto depo veç mirëmbajtësve.