Mbi 80 mije shqiptare te Kosoves hyne brenda 5 diteve ne Shqiperi

Mbi 80 mije shqiptare te Kosoves hyne brenda 5 diteve ne Shqiperi

Autoritetet kufitarë në Kukës dhe Shkodër thonë se udhëtimi në Shqipëri i qytetarëve nga Kosova është për qëllime turistike dhe një pjesë kalimthi për në Ulqin. Mbi 80 mijë qytetarë nga Kosova rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri në periudhën pesëditore të këtij fillim gushti. Udhëtimi për në Shqipëri i qytetarëve nga Kosova është për qëllime turistike, ku një pjesë kalimthi për në Ulqin. Por, prirja e lëvizjes kalimthi drejt Ulqinit është disa herë më e vogël krahasuar me Shqipërinë, shkruan të enjten Koha Ditore. Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Policia Kufitare në Kukës e Shkodër, respektivisht për periudhat pesë dhe treditore, rezulton se numri i turistëve që kalojnë në Ulqin krahasuar me ato që qëndrojnë në Shqipëri është rreth 7 herë më i vogël.

 

Sipas shifrave të publikuara të mërkurën, nga Policia Kufitare e Kukësit, rezulton që në periudhën nga 1-6 gusht kanë hyrë në Shqipëri. Autoritetet thonë se qëllimi i udhëtarëve është kryesisht për turizëm, ndërsa saktësuan shifrat: 80765 shtetas nga Kosova, me 21584 automjete, dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 55073 shtetas nga Kosova, me 19812 automjete. Nga shifrat e publikuara të Policisë Kufitare në Shkodër rezulton se në tri ditët e para të muajit gusht kanë dalë nga Pika e Kalimit Kufitar e Muriqanit për në Ulqin rreth 6929 shtetas që janë kryesisht nga Kosova me 2183 automjete. Nga e njejta pikë, pra nga Muriqani, kanë hyrë në Shqipëri përmes Malit të Zi 9580 shtetas të huaj dhe 8506 shtetas shqiptarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama