Mbesa e At Zef Pllumit pas dekorimit te hetuesit E denuan per here te dyte!

Mbesa e At Zef Pllumit pas dekorimit te hetuesit: E denuan per here te dyte!

Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pllumit tha: “U ndjeva shumë keq dhe e poshtëruar. Unë e kam axhë dhe me dekorimin e hetuesit që e ka torturuar dhe dënuar axhën, ata e dënuan axhën edhe për herë të dytë. Për ne ishte shumë e dhimbshme, sikur mu kthye edhe një herë ajo koha e kaluar, ato vuajtjet, ato poshtërimet, ato nëpërkëmbjet”…


Dekorimi pas 25-vitesh i hetuesit të “At Zef Pllumit” është një veprim fatal që e dënon për herë të dytë këtë figurë të kombit shqiptar si dhe poshtërimi i rradhës për familjen e tij.


Kështu janë shprehur familjarët e klerikut At Zef Pllumi të cilët jetojnë në Ishull-Shëgjin të Lezhës.


Sipas mbesës së tij Angjelinës, At Zef Pllumi i fali përsekutorët e tij, por asnjëherë nuk do ta kishte menduar se pas rënies së komunizmit këta persekutorë do të nderoheshin nga një qeveri demokratike, por ajo nuk ka se ku të ankohet apo të ngrejë zërin për këtë çështje.


Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pllumit: U ndjeva shumë keq dhe e poshtëruar. Unë e kam axhë dhe me dekorimin e hetuesit që e ka torturuar dhe dënuar axhën, ata e dënuan axhën edhe për herë të dytë. Për ne ishte shumë e dhimbshme, sikur mu kthye edhe një herë ajo koha e kaluar, ato vuajtjet, ato poshtërimet, ato nëpërkëmbjet. E gjithë e kaluara mu kthye në ato momente. Për mua është fatale që qeveria e bën atë punë.


Nuk e kisha menduar kurrë që do ndodhte sepse çdo ditë po flasin për dekriminalizimin, por në Shqipëri me sa kam ndjekur në televizionet është i vetmi vend i Evropës Lindore, ish-komunist që nuk i ka dënuar të persekutuarit e atëhershëm, por t’i dekorosh sot pas 25 vitesh demokraci, kjo është fatale.


Gazetari: A keni tentuar të reagoni që të hidhet poshtë ky vendim i marrë tashmë?


Angjelina Gjeka: Kush të dëgjon, ku me reagu. Tek ata që i dhanë dekoratën? Po e përsëris, kjo është shumë e dhimbshme, e turpshme dhe poshtëruese si për ne që kemi vuajtur në atë kohë, por edhe për axhën sot që është vdekur. Ata e ridënuan për herë të dytë.


Angjelina nuk beson se vendimi do të tërhiqet mbrapsht, ndaj këtë moment e rrëfen në dy vargje.


Gazetari: Ju mendoni që gjithë ky presion që ka ngritur Kisha Françeskane mund ta hedhë poshtë vendimin e marrë tashmë nga Ministria e Mbrojtjes?


Angjelina Gjeka: Nuk kam fare besim as tek qeveria që do e kthejë vendimin dhe as tek Ministria e Mbrojtjes. Axha për mua është dashuri hyjnore që më jep forcë.


Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumit pak ditë më parë nga Qeveria Shqiptare ka sjellë edhe ragimin e klerit katolik, të cilët e kanë kundështuar një veprim të tillë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama