Mberrin smartphon-i prej qelqi pjeserisht i tejdukshem

Mberrin smartphon-i prej qelqi, pjeserisht i tejdukshem
E keni menduar ndonjëherë të keni një telefon prej xhami? Me siguri që jo, por ka ardhur momenti që ta mendoni një të tillë pasi shumë shpejt ai do të jetë në treg. Teknologjia po ecën me ritme të shpejta dhe gjatë viti 2013 do të ndodhin çudira.

Ndryshe nga smartphonat e sotëm, të cilët shpesh janë të mbështjellë me materiale plastike ose metalike dhe të mbushur me qarqe të errët, Polytron u ka propozuar prodhuesve të pajisjeve të krijojnë produktet me teknologjinë e re, tashmë të regjistruar, prej xhami special që përmban lidhje elektrike pothuajse të padukshme. Si rezultat mund të krijojë një efekt transparente, duke e bërë telefonin të tejdukshëm.

“Besomëni, do të ndodhë diku rreth fundit të 2013”, deklaroi Sam Yu, Menaxheri i Përgjithshëm i Polytron duke reklamuar një pajisje prototip.

Yu, ka paraqitur një pajisje prototip, të ndërtuar nga copë e lehtë qelqi. Disa komponentë si bateria, kamera, karta e memories janë të dukshme, por disa pjesë të tjera ku përfshihet dhe ekrani janë të tejdukshme. Duke qenë se jo të gjithë komponentët mund të zbulohen, teknologjia e xhamit të kompanisë do të lejojë vetëm një pjesë të jetë e tejdukshme dhe pjesa tjetër e mbuluar. Aktualisht telefonat celularë janë të rëndë, por me këtë xham ata do të mund të bëhen shumë të lehtë.

Polytron është një degë e kompanisë amerikane Polytronix e fokusuar në teknologjinë e xhamit.

Polytron ka qenë fokusuar kryesisht në ofrimin e xhamit për projektet e ndërtimit, por Yu beson se kjo teknologji mund të aplikohet edhe në pajisjet elektronike. Ai gjithashtu shfaqi një memorie USB gati transparente shitja e të cilës do të fillojë po këtë vit.

Kompani të tjera, të tilla si Nokia, Samsung, Fujitsu, kanë paraqitur disa koncepte të ngjashme, të tilla si ekrane me prekje në të dy anët, të tejdukshëm për telefonat, ose ekranet ‘shih-përmes’ për laptop. Yu tha se nuk kishte asnjë ide se sa do t’i kushtojë blerësve ky telefon. Por teknologjia e tij do të ndihmojë për t’i bërë realitet produktet elektronike të tejdukshme. “ Kësaj teknologjie i ka ardhur koha.”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama