Masakra ne Siri SHBA Assad po humbet kontrollin

Masakra ne Siri, SHBA: Assad po humbet kontrollin
Përplasje të reja janë shënuar gjatë natës së mbremshme në shumë pjesë të Sirisë pas vdekjes të mërkurën të tre figurave më të larta të regjimit, në një sulm vetëvrasës. Qeveria dhe opozita, të dyja thanë se një numër i madh njerëzish kanë vdekur në një nga ditët më të përgjakshme të konfliktit sirian.

Aktivistët thonë se artileri dhe helikopterë u përdorën në sulmin më të keq në një fuenral në Jug të Damaskut. Kunati i presidentit, ministër i Mbrojtjes, nënkryetari i forcave të armatosura dhe shefi i krizës së zotit Assad kanë vdekur në bombardimet e djeshme. Grupet rebele thanë se bomba ishte vendosur një ditë para takimit në selinë e Sigurisë Kombëtare, ku ajo u aktivizua. Ata parashikuan rënien e menjëhershme të qeverisë. Ministrat ishin në një mbledhje të sigurisë në kohën e shpërthimit.

Ndërkohë ushtria ka premtuar të shpëtojë Sirinë nga bandat kriminale dhe vrasjet. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut me bazë në Londër thanë të enjtën se më shumë se 150 njerëz kanë humbur jetën në të gjithë vendit gjatë së mërkurës. Ata thanë se të paktën 60 vetë u vranë në një incident të vetëm. Pas bombardimeve të së mërkurës qeveria është zotuar për të çrrënjosur mizorisht ato që ajo i quan si terroristë të armatosur të mbështetur nga fuqitë e jashtme.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha përmes zëdhënëses, Jay Carney se presidenti Assad po humbet kontrollin. ‘Unë mendoj se indicenti i sotëm e bën të qartë se Assad po humbet kontrollin. Të gjthë partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të mblidhen së bashku për të mbështetur tranzicionin’,- tha Jay Carney për gazetarët. Kryeministri britaik David Cameron tha se zoti Assad duhet të japë dorëheqjen dhe se kishte ardhur koha për kalimin e regjimit. Rusia tha se disa vende e kishin nxitur opozitën në vend që ta qetësonin atë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë përgjegjësitë dhe të marrë masa kolektive dhe efektive.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama