Pas 65 vitesh, nga maskara e Tivarit eshte rikthyer serish debati per autoret dhe pergjegjesit e ngjarjes. Kryeministri Berisha ka akuzuar dje ish-Presidentin, Ramiz Alia se duhet te jape shpjegime lidhur me kete masaker, e cila sipas kreut te ekzekutivit, ka si pergjegjes edhe Presidentin e fundit te regjimit komunist. Po si ndodhi masakra e Tivarit, kush ishin autoret, si e ka paraqitur Enver Hoxha, vijne sot ne nje permbledhje dokumentesh arkivore te cilat hedhin drite nje nga tragjedite me te medha qe i ka ndodh popullsise shqiptare.
Enver Hoxha pas prishjes se marredhenieve me Titon, per kete masaker deklaroi se ka pasur rreth 1000 te vrare, nderkohe pati nje moment qe lideri komunist mendoi seriozisht qe te çonte ne gjyqet nderkombetare fajtoret, por me pas u terhoq nga kjo ide duke pare qe Rusia nuk i dha mbeshtetje. Akuzat qe bene ne drejtim te Ramiz Alise kane te bejne me faktin se ky i fundit, ne kohen e luftes, ka qene komisar i nje divizioni shqiptar i cili mori pjese ne luftimet kunder nazisteve edhe ne trojet e Kosoves duke arritur deri ne Vishegrad. Faktet historike nuk e nxjerrin ne menyre te drejtperdrejte emrin e Alise si fajtor per kete masaker, por kundershtare te tij kane bere lidhje se jugosllavet e kane kryer kete masaker me miratimin e komunisteve shqiptare qe per trojet e Kosoves drejtoheshin nga Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi.
Shtabi Operativ i UNÇJ-se me qellim te shperberjes se berthames se qendreses shqiptare ne Kosove, gjate muajve Mars-Prill 1945 mobilizon me dhune shqiptaret per t´i derguar ne frontin e dyte te ashtuquajtur te ”Adriatikut” ne veriperendim te Jugosllavise. Skenaristet e Masakres se Tivarit, per dergimin e mobilizuesve shqiptare ne pjeset veriperendimore te Jugosllavise, kishin zgjedhur rrugen Prizren – Kukes – Shkoder – Tivar - Dubrovnik-Rijeke. Per kete front mobilizuan shqiptaret nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaj, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj. Sipas kujtimeve te pleqve, qe perjetuan kete mobilizim te dhunshem, te mobilizuarit shqiptare, fillimisht jane tubuar neper qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, te organizuar ne njesi ushtarake, te komanduara nga oficere shqiptare, kane udhetuar ne qendren e pergjithshme mobilizuese (ne kazermat ushtarake) ne Prizren. Pas sistemimit, shqiptaret e mobilizuar do te çarmatosen, me arsyetimin se armet do t'i marrin ne Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre ju ka dhene nje sinjal te keq dhe me te drejte ka lindur dyshimi ne pergatitjen e ndonje skenari shfaroses ne prapaskene. Kjo psikoze u thellua edhe me teper, atehere kur u çarmatosen edhe oficeret shqiptare dhe per percjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-te serb 5, e njohur per terrorizimin e popullit shqiptar gjate muajve te kaluar.
Depertimi i shqiptareve te mobilizuar, nga kazermat e Prizrenit u be ne tri eshalone:
1. Eshaloni i pare qe perbehej nga 3.700 veta, u nis me 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditesh arriti ne Tivar, ku iu dorezua reparteve te Divizionit te IX - te jugosllav. Gjate rrugetimit, derisa u dorezuan ne vendin e caktuar, te mobilizuarit u keqtrajtuan ne menyre shtazarake nga kriminelet serbo-malazeze. Te mobilizuarit shqiptar nga Tivari do te nisen per ne Istri, ku fillimisht disa dite do te ndalojne per te pushuar ne ujdhesen Çiove afer Trogirit.
Dhe ato dite gjate kalimit me nje anije te vjeter, nga ujdhesa per ne Trogire, u mbyten rreth 65 veta, prej te cileve 29 qene vetem nga Kaçaniku. 2. Eshaloni i dyte i perbere nga 4.700 veta, u nis dy dite me vone (me 26 mars) nen percjelljen e forcave te Brigades XXVII dhe me 30 mars ne Shkoder iu dorezua Brigades X malazeze 6. Gjate marshimit kater ditor ne rrugen Prizren – Zhur – Kukes – Puk - Shkoder, perkunder lodhjeve e rraskapitjeve te medha nga rruga e gjate, te mobilizuarit u keqtrajtuan e u rrahen dhe ne shume vende shume prej tyre u vrane si, gjate kohes se pushimit, gjate kalimit te lumenjve apo gjate tentimit te ndonjerit prej tyre per ta shuar etjen, ne burimet e ujit...Vrasjet e para u bene ne mesnaten e 26/27 marsit gjate nje pushimi nen qiellin e hapur ne Kukes.
Me kete rast u vrane njerezit me autoritative nga radhet e te mobilizuarve, ishin eproret e njesive ushtarake ata shqiptar qe komanduan gjate marshimit nga qendrat komunale per ne kazermat ushtarake te Prizrenit. Ne mbremjen e 27 marsit ky eshalon arrin ne Fushe - Arrez dhe sipas nje skenari te parapergatitur mire, xhelatet serbo – malazeze, gjate kohes se pushimit (ne mesnaten 27/28 mars) nen qiellin e hapur duke fjetur (ne gjume) vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhen ne nje hendek...
Edhe pse te lodhur e te rraskapitur nga rruga e gjate dhe uria, do te vazhdohet me rrugetimin dhe naten e 28 dhe 29 marsit te mobilizuarit do ta kalojne ne nje lugine te rrethuar me pyje ne periferi te Pukes. Te nesermen shume veta per shkak te torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes se dobet, nuk kane mundur ta vazhdojne rrugen dhe mengjesi i gjeti te vdekur. Ne mbremjen e 29 marsit, gjate kalimit te nje kanioni (lugine te thelle) te “Ura e Zogut” permes nje vagonete - teleferiku te improvizuar, u hodhen ne ate gremine rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjeten vdekjen.
Pas ketyre peripecive, eshaloni i dyte, nga Shkodra, nen percjelljen e malazezeve - ne mesditen e 1 Prillit 1945 arriti ne Tivar. Ate dite te kobshme rrugeve te qytetit shihej nje mobilizim i ushtareve serbo - malazez, te cilet veshtronin me perbuzje kolonen e gjate te shqiptareve. Kjo kolone eshte ndaluar ne qender te qytetit (me urdher) kinse per te pushuar dhe nderkohe ndodhe nje ekses ne mes te rojes dhe kater shqiptareve, te cilet u penguan qe te pine uje ne nje krua aty afer. Nga ky konflikt ushtaret e urdheruar derdhin nje bresheri plumbash ne trupat e shqiptareve, me kete rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qellim (per ta filluar komplotin e pergatitur) e shtyri masen e shqiptareve qe te shtrihen per toke, nderkohe qe ajo hapesire ishte vene ne shenjester te pushkeve dhe mitralozave qe ishin vendosur ne çdo qoshe te rrugeve, dritare dhe tarrace te shtepive e ne shkembinjte e kodrave perreth.
Mbijetuesit e masakres besojne se numri i te vdekurve apo te vrareve gjate rrugetimit per ne Frontin e Adriatikut eshte gjithsejte 4300 veta. Enver Hoxha me 1955 permend 1,000 te vdekur “ne territorin shqiptar”. Aleksander Rankoviçi, ne kongresin themelues te Partise Komuniste te Serbise me 8-12 Maj 1945, ka deklaruar se ”udheheqesit e eshalonit [grupit] e nxiten revolten midis shqiptareve”, duke planifikuar te vrisnin “40 shqiptare per nje luftetar te vrare”, duke vazhduar se “udheheqesit tane hapen zjarr dhe i vrane 300 shqiptare”.
Masakra e Tivarit eshte nje masaker qe iu be te rekrutuarve shqiptare nga Kosova ne perfundimin e Luftes se Dyte Boterore ne Tivar, Mali i Zi dhe ne rruge per ne Tivar. Numri i te vrareve ne kete masaker varesisht prej burimeve sillet 1700-4300.
Kur naziste ishin ne terheqje nga territori i ish-Jugosllavise, frontet u krijuan ne Srem te Vojvodines dhe ne ate te Adriatikut ne veriperendim te Jugosllavise. Shqiptaret u rekrutuan per tu derguar ne luftime ne keto fronte ndersa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre ne territorin e Kosoves. Gjithsejte 44.523 shqiptare nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u derguan ne luftime larg Kosoves per ta zvogeluar rrezikun e çfaredo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav qe do te vendosej ne Kosove. Pike mbledhja e ketyre ushtareve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptare. Ne Prizren te gjithe ushtaret shqiptaret u çarmatosen me arsyetimin se do te lodheshin nga rruga dhe se kur te mberrinin ne front do te pajiseshin me arme moderne angleze. Nga Prizreni shqiptaret u nisen fillimisht per ne Mal te Zi te ndare ne tri grupe.
Grupi i pare prej 3,700 vetash u nis me 24 Mars 1945. Grupi i dyte me 4,700 vete u nis me 26 mars dhe marshoj per kater dite ne vijen Prizren-Zhur-Kukes-Puk-Shkoder-Tivar. Ushtaret gjate rruges u rrahen apo ne disa raste edhe u vrane kur dilnin nga kolona per ta shuar etjen. Kur kolona mberriti ne Tivar, ndodhi nje konflikt ne mes kater shqiptareve dhe rojave, te cilet shtine dhe vrane dy shqiptare. Masa e zene ne gracke mes maleve te larta dhe detit u shtri per toke, nderkohe qe ajo hapesire ishte vene ne shenjester te pushkeve dhe mitralozave qe ishin vendosur ne çdo qoshe te rrugeve, ne dritare dhe ne tarraca te shtepive, e ne shkembinj e kodra perreth.
Me pas turma urdherohet te ngitet dhe drejtohet drejt ndertese “Monopoli i duhanit” ku filluan te shtenat. Nje raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson me 1946 ne ate kohe e caktonte numrin e te vrareve ne 1670. Grupi i trete me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes ne Dubrovnik nje grup prej 800 vetash u helmua nga nje helm i panjohur pas vendosjes ne nje depo baroti, me pasoja fatale per shumicen.
Berisha: Ramiz Alia te pergjigjet per masakren e Tivarit
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, ne mbledhjen e Grupit Kuvendor te partise qe drejton, i rikthehet pas 65-vjetesh historise duke akuzuar ish-Presidentin komunist, Ramiz Alia, si pergjegjes per masakren e Tivarit e ndodhur me pranveren e vitit 1945. Sipas shefit te mazhorances, Shqiperia eshte nje vend qe ka ne fuqi ligjin kunder gjenocidin dhe per kete duhet qe Ramiz Alia te jape “llogari” per shqiptaret e vrare ne masakren e Tivarit. Gjate mbledhjes se Grupit, Berisha foli edhe per greven e opozites e cila sipas tij gjeti mbeshtetje vetem nga Ramiz Alia dhe askush tjeter. Kthimi i kryeministrit tek akuzat ndaj komunisteve vjen pas nje periudhe heshtje, ku siç dihet Ramiz Alia eshte denuar ne vitet ’90 per shkak te se kaluares se tij ne krye te nomenklatures komuniste. Alia doli nga burgu ne vitin 1997 pas trazirave qe ndodhen ne vend.
Berisha e akuzoi pasardhesin politik te Enver Hoxhes, jo per krimet gjate komunizmit, por per nje ngjarje gjate Luftes se Dyte Boterore e cila eshte shenuar ne historine e shqiptareve si masakra e Tivarit qe shenoi nje numer te madh viktimash. Sipas kryetarit te PD-se, ish-Presidenti Alia ka pasur dijeni, por edhe ka dhene miratimin per kete masaker, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhezimeve te qeverise se saj ne Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovare te pafajshem. “I vetmi qe perkrahu greven eshte Ramiz Alia, diktatori i fundit dhe nder me te ligjte e diktatures, sepse ky ishte nje vrases tinezar i tyre. Qe nga rinia e tij, ky ka ngrene njeri pas tjetrit me spiunlleqe dhe padira inteligjencen shqiptare, siç eshte rasti i Llambi Zeçishtit qe e çoi para skuadres se pushkatimit vetem se tha Mehmet Shehu nuk eshte vetevrare”, u shpreh Berisha.