Zuckerberg 28 vjec, veshi një kostum blu-marine te shtunën dhe u martua me të dashurën e tij prej nëntë vjetësh në një ceremoni të vogël private në Palo Alto, California në shtëpinë e tij. Dasma erdhi vetëm një ditë pas daljes në bursë të Facebook dhe gjashtë ditë pasi Chan u diplomua nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko për Mjekësi.
Dasma ishte një surprizë dhe për vetë të ftuarit në ceremoni që mendonin se ishin mbledhur për të festuar diplomimin e Chan. "Të gjithë ishin të habitur" deklaroi një nga miqtë për agjensine Associated Press. Chan dhe Zuckenberg ishin njohur ndërkohë që kishin qenë studentë në Harward.
Çifti ka botuar një foto të vetën në veshjen e tyre të dasmës. Kjo ishte një pamje e rrallë e Zuckerberg pa bluzën e tij me kapuc. Bluza e tij me kapuc u bë e famshme pasi ai refuzoi ta ndërronte me një kostum kur po kryente takimet e rëndësisshme me investitorë të bursës për prezantimin e Facebook. Ishte pikërisht ajo bluzë që irritoi shumë bankierë konvencional.

"Ai në të vërtetë u tregoi investitorëve se ai nuk interesohet shumë për ta;. Ai do të jetë atë që mendon dhe kjo është një shenjë e papjekurie," pati deklaruar analisti Michael Pachter për Bloomberg. Megjithatë, djaloshi Zuckenberg nuk hezitoi të vishte kostumin për ditën e tij të dasmës.