Në Prishtinë njihet shumë duke qenë se ka mbajtur pubet më të njohura të kryeqytetit. Kastrioti ka shtetësi australiane dhe kjo do t’i mundësojë edhe Artës që në të ardhmen të ketë një pasaportë të tillë. Arta Muçaj në Tiranë mbahet mend nga roli i saj Didi në serialin “Njerëz dhe Fate”. Ndërsa në Prishtinë ka luajtur dhjetëra role, zakonisht rolet kryesore në shfaqjet e inskenuara në Teatrin Kombëtar. Ajo ka bashkëpunuar edhe me Teatrin e Shkupit një kohë të gjatë, si dhe ka punuar në dy projekte në teatrin e Stokholmit në Suedi. Me rolet e saj Arta është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare në Evropë dhe më gjerë. Së fundi është angazhuar në një projekt filmik. Bëhet fjalë për filmin e metrazhit të gjatë “Gomarët e Kufirit, i cili nuk është përfunduar ende. Pjesëmarrja në këtë film nuk është sfida e saj e parë në kinematografi.
Ajo ka pasur një rol në filmin “Vjeshta e Trëndafilave”, dhe filmin “Anatema”, që të dy në regji të Agim Sopit. Meqë aktorja kosovare nuk parapëlqen që të japë shumë intervista, andaj edhe nuk ka zbuluar ende në publik për planet e saj në të ardhmen. Në një intervistë dhënë kohë më parë ajo kishte thënë se e ka pasur shumë të vështirë kohën kur është shkëputur nga Tirana. Por tani e 8 vjet pas rikthimit në vendlindjen e saj, Arta është gjendur shumë mirë duke korrur mjaft suksese, gjë që dëshmojnë edhe çmimet e marra në disa festivale.
Bluetooth











