Martesa i ben mire shendetit

Martesa i ben mire shendetit
Jeta e lirë, moderniteti, kushtet e ndryshme etj., po ndikojnë gjithnjë e më shumë që martesa të shihet me mëdyshje nga këndvështrimi i beqarëve. Por ka ardhur momenti që të qartësohen! Martesa do t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe ky i fundit është më i rëndësishmi, apo jo! Këtë e kanë konfirmuar studime të ndryshme të publikuara së fundmi…

Ndryshimi

Të martohesh apo të mos martohesh?! Kjo është dilema. Martesa duket sikur nuk është më shumë në modë. Përkundër këtij legjislacioni që shpesh nuk jep të drejta të barabarta, numri i çifteve që preferojnë bashkëjetesën është në rritje graduale, por të qëndrueshme, me motive të ndryshme, duke filluar nga mundësitë ekonomike. Megjithatë ekziston një motiv për të cilin të rinjtë, që duan të ndërtojnë një familje, duhet të martohen: martesa bën mirë për shëndetin.

Në numrin e muajit mars të “Journal of Health” dhe “Social Behavior” janë publikuar dy artikuj mbi këtë argument, në të cilët theksohet që, çiftet me raport të qëndrueshëm kanë gjendje më të mirë shëndetësore se ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme. Ana e kundërt e medaljes për sa i takon aspektit estetik të kësaj çështjeje: të martuarit, që kanë një qetësi të madhe dhe siguri rreth stabilitetit të raportit të tyre, kanë tendencë të shëndoshen dhe të vuajnë më shumë shenjat e kohës që kalon. Vetëm ata, martesa e të cilëve është në krizë, ose ata që janë në fazën e ndarjes kanë tendencë që të përkujdesen më shumë për veten, duke pasur parasysh nevojën dhe dëshirën për të hyrë sërish në lojë. Studimet e viteve të fundit tentojnë të lartësojnë martesën si një bartëse e shëndetshme e mirëqenies fizike dhe psikologjike.

Ndjenja e stabilitetit, e arritur falë saj, tenton të rezultojë në siguri, paqe dhe lumturi, pra me efekte pozitive mbi shëndetin. Një karakteristikë, që është zbuluar qysh më 1858 nga epidemiologu anglez William Farr, tregon që koeficienti i vdekshmërisë ishte më i madh tek të pamartuarit se sa tek të martuarit. Më pas ka një tjetër element që të çon në disa reflektime më të përgjithshme: martesa përmirëson cilësinë e jetës së njerëzve. Është e provuar shkencërisht që meshkujt beqarë janë më pak të shëndetshëm se sa ata që janë të martuar, sepse kushtet e jetës i kanë më të ndërlikuara, qoftë praktikisht, qoftë psikologjikisht. Të rimartuarit kanë 12 për qind më shumë probleme kronike të shëndetit krahasuar me ata që janë martuar vetëm një herë. Diskutimi nuk vlen vetëm për heteroseksualët, por edhe për çiftet e të njëjtit seks, edhe pse për ta rruga drejt martesës është shumë më e vështirë.

Kështu që, ideale për shëndetin tonë është që të martohemi, vetëm një herë. Bëni kujdes të gjeni personin e duhur, me të cilin/cilën do të ndani një jetë të tërë. Si t’ia bëni? 96-vjeçarja Barbara Cooper, siç raportohet nga “Repubblica.it”, është martuar në moshën 73 vjeçe me të njëjtin person. Ja pesë këshillat e saj për një martesë të përsosur dhe të pazgjidhshme:

1) Gjeni kohë për të bërë dashuri

2) Përshëndeteni gjithmonë me gëzim partnerin/partneren tuaj

3) Mbani gjallë romanticizmin, edhe pse janë fëmijët;

4) Flisni mbi çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë

5) Qëndroni larg zemërimit

Martesa është bashkimi i ligjshëm i një burri me një grua për të krijuar familje.

Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore, pjesëtarët e së cilës kanë prejardhje të njëjtë gjaku nga lidhje martesore ose birësimi me të njëjtin mbiemër. Sipas nenit 16(3) të Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut “Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti”

Premtimi i martesës

Të të kem dhe të të mbaj, në të mirë e në të keq, në pasuri dhe varfëri, në sëmundje dhe në shëndet, të të dua dhe të të gëzoj, derisa vdekja të na ndajë.

Linda Wilde

Martesa është një terapi parandaluese, sepse ajo redukton stresin, përmirëson shëndetin fizik dhe rrit mirëqenien ekonomike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama