Marko Caka dy projekte me regjisoret Sabri Pajaziti per Kosoven dhe Tate Taylor per Ameriken

TIRANË, 7 Nëntor / ATSH-Klajdi Musabelliu / - Marko Caka, aktori nga Shkodra, i cili prej disa vitesh po interpreton role në filma të njohur dhe të suksesshëm hollivudian përkrah regjisorëve dhe aktorëve nën titujt e filmave si Batman, Superman, Dawn of Justice, Money Monster pranë Ben Affleck, Amy Adams George Clooney, Julia Roberts, Carla Cugino etj, së fundmi ka filluar një projekt të ri.

Lajmin e bën të ditur vet aktori i cili i njofton fansat nëpërmjet rrjeteve sociale se ka filluar së fundmi xhirimet për filmin me metrazh të shkurtër të regjisorit, Sabri Pajaziti.

Marko Caka në këtë film do të jetë në rolin e Xhovanit, dhe për të mbajtur kureshtjen e publikut aktori nuk pronocohet më gjatë.

Ndërkohë që paralelisht me produksionin e regjisorit Sabri Pajaziti, aktori i njohur ka nisur xhirimet edhe në filmin e ri hollivudian, të regjisorit Tate Taylor, film në të cilin ai do të jetë përkrah yjeve si Emily Blunt, Rebecca Ferguson apo Luke Evans,

Në këtë film, Caka do të ketë rolin e vogel suportues, të një biznesmeni.

Marko ka studiuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Gazetari,ku në vitin 2002 ai filloi të punojë me mediat më të mëdha greke.

Pasi u transferua në Amerikë Marko Caka realizoi disa audicione në amreikë, me të cilat i ka befasuar të gjithë prodhuesit e filmit industrisë amerikane, nga të cilët më pas fitoi besimin e prodhuesve më të mëdhenj të Hollivudit, si Steven Spielberg, Martin Scorsese dhe Timothy Van Patten duke u bërë pjesë e shumë filmave.

Marko Caka është aktori i parë shqiptar, i cili emigroi në Amerikë si gazetar në vitin 2010, ku më vonë u bë i njohur si aktor dhe mori pjesë në shumë filma të Hollivudit, duke luajtur pranë yjeve të mëdhenj, si Tom Hanks "Untitled Luftës së Ftohtë Spy Thriller", Xhejms Belushi "Më tregoni një hero "si karakter reporterit, Steve Buscemi" Perandoria Boardwalk ", si karakter Slick gangster, 1930s, etj.

Ai gjithashtu merr mësime intensive për veprimtarinë e tij, nga të cilat fiton mjaft role në filmat e Hollivudit, shfaqje televizive-seri, filma të pavarur, role të cialt shpesh e vendosin në pozicionin e gazetarit, kamarierit, dhe kryesisht gangsterit. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama