Margarita Xhepa me kerkoi te ndaja Eva Alikajn me Cimin

'Margarita Xhepa me kerkoi te ndaja Eva Alikajn me Cimin'

Regjisori i njohur, Kristaq Mitro, në një intervistë për Panoramën, flet për një situatë të krijuar në vitin 1982, kur xhirohej filmi “Njeriu i mirë”. Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi.

Nisur nga kjo situatë, Mitro flet për lidhjen mes aktores Alikaj me kolegun e saj, Ndriçim Xhepa.

“Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën. Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.

Mitro thotë se Margarita i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.

“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj. Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra. Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?! Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama