Narkotrafiku i shqiptareve
Gjate raportimit, kreret e SHISH-it kane vene ne dukje per deputetet e sigurise kombetare se disa trafikante shqiptare te droges, rezidente ne vende te Amerikes Latine, po tentojne te perfshihen ne fusha investimesh te rendesishme ne Shqiperi, veprimtari qe sipas SHISH-it krijojne mundesi dhe terren per kamuflimin e trafikut te kokaines, si dhe riciklimin e produktit kriminal. Me tej, sherbimi sekret shqiptar ve dhe njehere ne dukje se produkti kriminal i perfituar nga narkotrafiku vijon te investohet ne blerje trojesh, ndertim, blerje te mjeteve te renda qe perdoren ne industrine e rende, por edhe ne industrine e lehte dhe ushqimore.
Falsifikimet dhe pastrimi i parave
Veç narkotrafikanteve, nje forme tjeter kriminaliteti e rrezikshme dhe e organizuar qe po realizohet me efikasitet, per Sherbimin Informativ eshte prodhimi dhe falsifikimi i kartemonedhave dhe bonove te privatizimit ne vend, ose futja e tyre nga jashte, me destinacion tregun shqiptar. Ne raportin e SHISH-it deklarohet se ne te shumten e rasteve origjina e ketij aktiviteti eshte Serbia, Bullgaria e Maqedonia. Nderkaq, nje tjeter problem shqetesues per sigurine kombetare evidentohet edhe mashtrimi financiar. Sipas te dhenave ne raport, mashtrimet financiare tashme nuk evidentohen vetem gjate realizimit te kontrabandes, evazionit fiskal, prokurimeve publike, por edhe duke krijuar skema piramidale, kryesisht te kamufluara, si veprimtari ne fushen e sigurimeve. SHISH eshte shprehur se origjina e ketij aktiviteti eshte edhe Shqiperia, por nuk perjashtohen Maqedonia dhe Kosova.
SHISH ka vene ne dukje me tej se mallrat qe kontrabandohen po krijojne realisht shqetesim per ekonomine e vendit. “Keto mallra kane te bejne me ato te akcizes, kryesisht cigare, kafe dhe karburante. Gjithashtu eshte rritur tendenca e kontrabandimit te mallrave si konfeksione, elektroshtepiake dhe mallra te tjera elektronike. Origjina e lendes se pare apo e vete ketyre mallrave eshte Kina”, shprehet Sherbimi Informativ Shteteror.
Ndersa Pastrimi i Parave eshte sofistikuar dhe rruga per evidentimin e ketij aktiviteti eshte veshtiresuar, sipas SHISH, vepra kriminale e pastrimit te parave brenda Shqiperise dhe ne Ballkan po shkon drejt sofistikimit. Investimet direkte apo indirekte te produktit kriminal te perfituar po rrallohen, nderkohe qe grupe kriminale, kryesisht te huaja, po punojne ne kete fushe permes operacioneve te nderlikuara bankare.
Mafia italiane, ruse dhe izraelite
Nje tjeter shqetesim edhe me i madh per sigurine kombetare, i vene ne dukje nga SHISH, ka te beje me organizatat mafioze kalabreze, qe po nderveprojne me shtetas shqiptare nga nje qark nder me te medhenjte e me te pasurit ne Shqiperi. “Grupe kriminale kazaleze (napolitane) po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes apo blerjes se kazinove, ashtu siç eshte bere ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Organizata mafioze, “Ndrageta”, nepermjet disa lidhjeve te saj, shtetas italiane te paraqitur ne Shqiperi si investitore te rendesishem, po synon investimin ne fushen e ndertimeve”, jep alarmin SHISH.
Me tej, ekspertet shprehen se informacione te shumta te mberritura deshmojne se Shqiperia eshte tashme ne fokusin e investimeve te dyshimta ruse. “Konfirmohet interesimi per blerjen e tokave ne bregdet dhe zona te ndryshme turistike. Gjithashtu disponohen te dhena se edhe elemente te krimit te organizuar izraelit po synojne tregun shqiptar te lojerave te fatit dhe investime ne fushen e energjetikes”, raporton Sherbimi Informativ.
Paralajmerimet e sherbimit sekret
Nga analiza vleresohet se gjate periudhes se krizes financiare, por edhe me tej, qellimi i grupeve te krimit te organizuar mund te jete vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive ne krize, ose pronesia mbi to. “Turizmi, biznesi i hotelerise, pronat e patundshme dhe operacionet me to, ndertimi dhe prodhimi i materialeve te ndertimit, perpunimi dhe shfrytezimi i teknologjive energjetike alternative, mund te jene me te rrezikuarat”, ka vene ne dukje SHISH. Me tej vleresohet se potencialet ekonomike shfrytezohen ne funksion te fuqizimit disa planesh me ambicie ndikimin ne favor te politikave perkatese. Me tej shpjegohet se rritja e aksesit politik dhe ekonomik konsiderohet si nje nder elementet prioritare ne realizimin e pretendimeve ne momentin oportun, per dominim ne dem te interesave tona kombetare.