Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur të marrë masa ndëshkimore ndaj institucioneve arsimore që nuk plotësojnë kërkesat ligjore. Në prezantimin e raportit për verifikimin e kritereve të ligjshmërisë, është propozuar heqja e licencës për 31 institucione.
“Këto dokumente që mbaj në duar dhe raport janë simbol i një pune të madhe dhe ndryshimi që ndodh për herë të parë në vend. E përsëris, kemi verifikuar vetëm kriteret e ligjshmërisë, ende nuk kemi filluar me verifikimin e cilësisë që ofrojnë këto”, deklaroi ministrja, Lindita Nikolla.
“Do të ketë transparencë e plotë për publikun për ato që kanë shkelur ligjin dhe për të thënë të vërtetën. Ne po shikojmë të vërtetat në sy, 75% e institucioneve kanë probleme me kriteret ligjore apo 18 prej tyre nuk plotësojnë as kriteret minimale.”
Hapi i dytë është verifikimi i plotësimit të standardeve të kërkuara. Ministrja nga ana tjetër theksoi se, studentët e këtyre institucioneve nuk do t’u cenohet diploma. “Do ta tejkalojmë ligjin duke mbështetur studentët. Grupet e Punës do të verifikojë çdo dosje, emër për emër të paraqitet në bazë të dokumenteve dhe krediteve të mara. Procedurat do të jenë publike në faqen zyrtare te MAS”, u shpreh ajo.
Masat
17 universitete pritet të mbyllen në përfundim të kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që 13 universiteteve të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë. 13 është numri i universiteteve që do të vijojnë aktivitetin normal por me kusht që rë plotësojnë mangësitë.
Studentët që ndjekin universitetet që janë mbyllur do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, gjithmonë duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë.
Propozim për heqje licence
1-Universiteti Kristal
2-Universiteti Vitrina
3-Universiteti i Lartë Elitë
4-Universiteti Planetar i Tiranës
5-Justiniani i I
6-Medicadent
7-Institucioni i Arsimit të Lartë 'Gjon Buzuku', Shkodër
8-Akademia e Ndërtimit Tiranë
9-Akademia e Studimeve të Aplikuara Durrës
10-Akademia Pedagogjike Tiranë
11-Shkolla e Lartë “Nëna mbretëreshë Geraldinë”
12-Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
13- Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës
14-Kolegji profesional i Sporteve, Fier
15-Shkolla e Lartë “Illyrija”
16-Kolegji profesional “Aldent” Shkodër
17- Kolegji profesional “Medicom”
Pezullim të aktivitetit
1. Albanian University
2. Wisdom University
3. Kolegji profesional "Ivoclar Vivadent & Partners"
4. Akademia Profesionale e Biznesit
5. ISAT
6. Kolegji Profesional “New Generation”
7. Pavarësia “Vlorë”
8. Hëna e plotë BEDER
9. Logos
10. Justicia
11. Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
12. Instituti Kanadez i Teknologjisë
13. Aldent
Vijim aktiviteti me kushte:
1. Universiteti Europian i Tiranës
2. Zoja e Këshillit të Mirë
3. Luarasi
4. Marubi
5. Marin Barleti
6. New York
7. Metropolitan
8. Epoka
9. Polis
10. Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë
11. Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
12. Shkolla e Lartë Nehemia
13. Tirana Bisness University