Lutje ne xhamine e Ethem Beut per efektivin e RENEA-s

Lutje ne xhamine e Et'hem Beut per efektivin e RENEA-s

Dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në xhaminë e “Et’hem Beut” në kryeqytet ku kanë kryer lutje në nderim të efektivit të RENEA-s i cili u vra dje në Lazarat Ibrahim Basha.

Besimtarët e shumtë myslimanë, miq, familjarë dhe kolegë të tij tek RENEA, të drejtuar nga përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Ylli Gurra, u mblodhën sot rreth orës 13:30 përpara xhamisë së kryeqytetit ku nisën lutjen për dëshmorin Basha, dhe që trupi i tij të prehet në paqe.

Ky i fundit ishte një besimtar mysliman ku edhe në postimin e tij të fundit përpara vdekjes, uronte të gjithë besimtarët me rastin e nisjes së muajit të agjërimit të Ramazanit.

Ibrahim Basha do të përcillet sot në banesën e fundit, ku më parë do t’i kryhen edhe homazhet në Pallatin e Brigadave. Sot Presidenti i Republikës Bujar Nishani e nderoi efektivin e RENEA-s me Dekoratën e Artë të Shqiponjës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama