Lubonja perplaset me Bashen Te provuam edhe ty asgje sbere kunder bandave

Lubonja perplaset me Bashen: Te provuam edhe ty, asgje s'bere kunder bandave

Akuza e analistit Fatos Lubonja se PS dhe PD janë kthyer në banda kriminale, ka shkaktuar përplasje me kryedemokratin Lulzim Basha.

Lubonja i tha Bashës se “të kam provuar dy herë kur erdhe në pushtet dhe nuk bëre asgjë ndaj bandave dhe kriminelëve”.

Dhe sipas tij, PD dhe PS janë kthyer në banda pasi nuk e duan drejtësinë. Madje sipas analistit, në vend nuk ka as opozitë.

Kreu i selisë blu tha se Partia Socialiste nuk është një bandë, por as Partia Demokratike nuk është një bandë.

Ai pranoi faktin se PS ka zaptuar banda. Sipas tij e rëndësishëm është që të asgjesohet kulti i individit.

“Kemi një hendek të së qartës midis të sotmes dhe të kaluarës. PS-ja s’është bandë, po PS-ja ka zaptuar një bandë dhe e detyron të sillet si bandë. Unë kam bërë zgjedhje me një anëtar dhe një votë, për kryetarët e rretheve, për të rinjtë. Unë besoj te demokracia. Ti thuash shqiptarëve që nuk funksionon demokracia është e tmerrshme. Do e zgjidhim duke e forcuar votën e lirë, duke e forcuar individin. Duke e dobësuar të fortin në politkkë, në media, në banka, në rrugë”, tha Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama