Lubonja merr 10 mije euro rroge ne muaj ne Agon Channel

Lubonja merr 10 mije euro rroge ne muaj ne Agon Channel

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka braktisur emisionin “Opinion” pas shumë vitesh për të shkuar te kanali “Agon”. Ai do të ketë një pjesë të edicionit qendror të lajmeve që do të quhet “Këndi i Lubonjës”. Për ta bindur për kalimin e tij te “Agon” ka qenë miku i tij Andi Bejtja i cili aktualisht është drejtor informacioni në këtë kanal. Por një shkak tjetër ka qenë edhe paga e lartë që i ka ofruar “Agon Channel” Lubonjës.

Plot 10 mijë euro në muaj do të marrë Lubonja për analizat e tij në “Agon Channel”, raporton Dita. Ai do të punojë si për kanalin që transmeton në Shqipëri, por edhe për “Agon Italia”. Lubonja do të jetë çdo javë nga e hëna në të premte në ekranin e “Agon”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama