Luan ne violine gjate operacionit ne tru...per tu sheruar

Luan ne violine gjate operacionit ne tru...per t'u sheruar

Historia duket gati e pabesueshme. Por në të vërtetë është një tjetër tregues i progresit në fushën e neurokirurgjisë. Gjithçka nisi në viti 2009, kur violinisti i Orkestrës së Minesotës, Roger Frisch nisi të kishte dridhje të duarve që e pengonin të luante në violinë. Pas dy vjet kërkimesh diagnoza finale tregoi se dridhjet në duar kishin origjinë neurologjike, por mjekët i shpjeguan se mund ta operonin në tru për të eliminuar problemin.

Operacioni nuk ishte i lehtë. Qëllimi i mjekëve ishte që jo vetëm ai të niste t’i binte sërish violinës, por të mundej të luante në mënyrë të përkryer, në mënyrë që të vijonte punën e tij në orkestër.

Kirurgët e ‘Mayo Clinic’ të Rochester, në Minnesota vendosën të implementonin elektroda në një zonë të vecçntë të trurit që do të lidhej me një stimulues cerebral, i cili do të aktivizohej për të stabilizuar duart e violinistit. Por që operacioni të ishte tërësisht efikas, duhej që elektrodat të vendoseshin në një precizion ekstrem. Kështu që mjekët, duke pasur dakordësinë e pacientit, vendosën të vepronin ndryshe. Pacienti jo vetëm që do të qëndronte zgjuar gjatë operacionit, por do t’i binte violinës. Mjekët do të zhvendosnin elektrodat në zona të ndryshme të trurit në mënyrë që vetë Frisch të ishte në gjendje ‘të tregonte’(me ane te tingullit) kur të arrinte të luante në mënyrë perfekte. Një matës  i vendosur në krahun e pacientet i lejonte mjekët të vlerësonin në monitor qëndrueshmërinë objektive të gjestit. Gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte. Një muaj pas operacionit Frisch u kthye në orkestrën e Minesotës, ku luan violinë njësoj si më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama