Londra Kryeqyteti i kokaines ne Europe

Londra, 'Kryeqyteti i kokaines ne Europe'

Sipas publikimeve të fundit, rezulton që Londra është “kryeqyteti i kokainës në Europë” dhe ka përdorimin më të madh të drogës se, çdo qytet tjetër në kontinent.

Raporti europian i drogës për vitin 2014, ka analizuar sistemin e ujërave të zeza të 42 qyteteve të ndryshme për të zbuluar gjurmë droge dhe zbuloi se kryeqyteti i Anglisë ka numrin më të madh të përdorimin të kokainës se në të gjitha qytetet e testuara.

Gjatë një jave në vitin 2013, ku u mblodhën disa mostra për të bërë prova nga ana e mjekësisë ligjore në lidhje me përdorimin e drogës, u zbulua që Londra ishte një nga qytetet me përdorimin më të lartë të ekstazisë. 

 

Raportet tregojnë që në Londër përdorimi i kokainës për 1000 njerëz përmban 711 mg benzoylecgonine, krahasuar me 393 mg në Amsterdam dhe 233 mg në Milano. Në përgjithësi kokaina dhe ekstazia janë drogërat më të përdorurat në perëndim dhe në disa nga qytetet jugore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama