Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Ambasada paralajmëron që të kihet kujdes me mesazhet e mashtrimit që mund t’u dërgohen fituesve. “Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj, ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi.
Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet sesi të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. Bazuar në kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë 4 vjet, me kohë të plotë. Të gjithë fëmijët, thjeshtrit dhe fëmijët e birësuar, të cilët janë nën 21 vjeç, duhen përfshirë në regjistrimin tuaj për lotarinë, edhe nëse ata nuk jetojnë me prindërit aplikues.
Nëse ju nuk jeni ligjërisht i ndarë nga bashkëshortja juaj, ju duhet ta përshini atë në regjistrimin tuaj për lotari. Ju nuk duhet të përshini një bashkëshorte të ardhshme në regjistrimin tuaj elektronik në rast se statusi juaj civil në momentin e aplikimit është beqar, sepse kjo do të rezultojë në skualifikimin tuaj në ditën e intervistës”, njofton ambasada. Profesionet kualifikuese të DV-së janë paraqitur në Departamentin e Punёs (DOL) O’Net OnLine Database. Ndiqni këta hapa për të zbuluar nëse profesioni juaj kualifikohet: Zgjidhni “Find Occupations” dhe pastaj zgjidhni një familje pune specifike “Job Family”. Për shembull, zgjidhni Arkitekturë dhe inxhinieri dhe klikoni “GO”. Pastaj klikoni në linkun për profesion specifik. Duke ndjekur të njëjtin shembull, klikoni “Inxhinierët e Hapësirës Ajrore”. Pas zgjedhjes sё linkut për një Profesion të caktuar, zgjidhni ikonën “Job Zone” për të gjetur numrin e caktuar për Zonën e Punës dhe Përgatitjen e Veçantë Profesionale (SVP) në bazë të vlerës së radhitur.
Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do t’iu caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj. Për DV-2014 janё nё dispozicion 50.000 Viza DV. Pёr shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50 000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50 000 regjistrime do të përzgjidhen për tё siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Periudha e regjistrimit elektronik do të jetë e mundur duke filluar në mesditë EDT (GMT-4) të martën më 2 tetor 2012, duke i dhënë fund në mesditën EDT (GMT-4) e së shtunës, 3 nëntor 2012.
Formulari që duhet plotësuar
Formulari Elektronik i Aplikimit të Lotarisë, të cilin mund ta gjeni vetëm në faqen e internetit ëëë.dvlottery.state.gov.
1. EMRI i PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj). Plotësoni emrin tuaj saktësisht siç është i regjistruar në pasaportë.
2. DATAE LINDJES- Data, Muaji, Viti
3. GJINIA – Mashkull ose Femër
4. QYTETI KU KENI LINDUR
5. SHTETI i LINDJES – Emri i shtetit duhet të jetë ai i cili aktualisht është përdorur si vendi ku keni lindur.
6. SHTETI i PRANUESHËM OSE i KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LOTARISË – Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni.
7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT PËR LLOTARINË – Shikoni informacionin teknik tek Veçoritё e fotografisë. Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijëve tuaj, nëse aplikohet. Shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #3.
8. ADRESA E POSTËS – Dёrguesi…, Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
9. VENDI KU JETONI SOT
10. NUMRI i TELEFONIT (Jo i Detyrueshëm)
11. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni tё drejta të plotë dhe tё drejtpёrdrejta.
12. CILI ËSHTË NIVELI MË i LARTË i EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni cili prej niveleve të mëposhtme përfaqëson edukimin më të lartë të që ju përket juve.
13. STATUSI MARTESOR – i/e Pamartuar, i/e Martuar, i/e Divorcuar, i/e Ve, ose Ligjërisht i/e Ndarë.
14. NUMRI i FËMIJËVE – Regjistrimet pёr lotarinё duhet të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë.
15. INFORMACION PËR BASHKËSHORT-IN/EN – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Shteti i Lindjes, dhe Fotografia.
16. INFORMACION PËR FËMIJËT – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi i Lindjes, dhe Fotografia: Përfshini të gjithë fëmijët siç deklarohet më sipër në pyetjen 14.