Lidhjet e FBI me Bin Laden

Lidhjet e FBI me Bin Laden

Media e huaj raporton se FBI vendosi një lidhje direkte me Osama bin Laden në vitin 1993 dhe zbuloi se lideri i Al-Kaedas kërkonte të financonte sulmet terroriste në ShBA. Informacioni që nxorri FBI atëherë ishte aq specifik saqë ndihmoi për të penguar një akt terrorist ndaj llozhës masone në Los Anxheles, sipas një dëshmie në gjykatë, në një rast cituar nga The Washington Times. 

“Ai ishte burimi i vetëm që njoh në zyrën ku kishim një lidhje direkte me Al-Kaedën,”, tha në gjykatë Edward J. Curran, një ish-oficer i lartë në zyrën e FBI-së në Los Anxheles, në mbështetje të një procesi të hapur ndaj zyrës, nga ish-agjenti i tij Bassem Youssef.

Ky informacion mungon nga hetimet zyrtare të 11 Shtatorit 2011, thotë raporti i Times.

Curran e dha dëshminë në vitin 2010 në një dhomë gjyqi bosh dhe kështu e largoi vëmendjen e medias dhe të specialistëve të terrorizmit. Times u njoftua së fundmi për ekzistencën e dëshmisë, ndërkohë që po punonte për një raport rreth origjinës së Al-Kaedës.

Anëtarët e komisionit për 11 Shtatorin, komitetet inteligjente të kongresit dhe analistët e terrorizmit thanë që ata po ngrenë pyetje lidhur me çfarë nuk kanë thënë tjetër amerikanët mbi origjinën e Al-Kaedas dhe interesit të saj të hershëm për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se kjo ngre shumë pyetje rreth arsyes pse informacioni nuk u bë publik dhe pse Komisionit të 11 Shtatorit ose komiteteve të inteligjencës në kongres nuk iu është thënë gjë”, tha ish-përfaqësuesi Peter Hoekstra, Republikani i Michiganit, që drejtoi Komitetin e Inteligjencës nga viti 2004 deri në 2007, kur hartuesit e ligjit po merreshin me një raport zyrtar të Komisionit për pasojat e 11 shtatorit. Mënyra e saktë sesi është marrë informacioni nga rishikimet e ndryshme të kongresit dhe nga raporti i Komisionit për 11 Shtatorin mbetet një mister, thotë raporti.

 

Në gjyqin federal në 2010, Curran dëshmoi në favor të Youssef, duke i folur gjykatës për sukseset e shumta të agjentit gjatë viteve 1990, kur lufta jozyrtare e qeverisë amerikane mbi terrorizmin sapo kishte filluar. Këto suksese përfshijnë pengesat ndaj sulmeve terroriste, njërit në një anije britanike dhe një tjetri të targetuar në zonën e Los Anxhelesit, ka dëshmuar Curran.

Ish-mbikqyrësi dëshmoi se Youssef krijoi një lidhje konfidenciale me famozin “Sheikun e Verbër”, Omar Abdel-Rahman, ideatorin e bombardimeve të Qendrës Botërore të Tregtisë, në 1993 dhe se ai arriti ta dërgonte atë burim përtej detit dhe të takohej personalisht me Bin Ladenin. Burimi ishte shumë i afërt me lidershipin e Al-Kaedës, që njihej atëherë si Grupi Islamik.  Burimi kishte lidhje direkte me Bin Ladenin, siç dëshmon Curran.

Rrjedhimisht, plani për të hedhur në erë Los Anxhelesin u shpërbë, bazuar në informacionin që ofroi burimi i FBI-së, sipas dëshmisë në gjykatë dhe dokumenteve të tjera të FBI-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama