Agjencia Kombëtar e Provimeve ka publikuar “Librin e Transparencës”, ku çdo maturant do të gjejë të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme. Në “Librin e Transparencës” çdo maturantdo të gjejë të gjitha rezultate e përfundimit të shkollës së mesme: mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, rezultatin e provimit të Matematikës, rezultatet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit që ofrojnë IALP-të për vitin akademik 20142015.
Gjithashtu janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë të përzgjedhur gjatë aplikimit online të formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MAS pas propozimeve të IALP-ve.
Sipas Ministrisë së Arsimit çdo maturant, pas leximit në “Librin e Transparencës” të rezultateve arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë. Sipas njoftimit të MInistrisë së Arsimit , maturantët të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve.