Level Money menaxheri qe kujdeset per financat tuaja

Level Money, 'menaxheri' qe kujdeset per financat tuaja

Të menaxhosh të ardhurat tuaja, nuk është një gjë aspak argëtuese, por e domosdoshme. Egzistojnë shumë aplikacione që mund të shkarkohen në celularin tuaj në mënyrë që të menaxhoni financat, por pyetja është se cili prej tyre është më i miri?

Ekspertët mendojnë se “Level Money” aktualisht është njëri nga më të mirët, falë mënyrës së thjeshtë të përdorimit, dizajnit të përshtatshëm dhe është më efikase se konkurrentët. Falë përditësimeve të fundit, tani ajo gëzon një përdorim më të gjerë.

“Ne nuk duhet që të humbim shumë kohë duke menaxhuar financat tona, prandaj qëllimi i këtij aplikacioni është që t’ju lehtësojë punën njerëzve”, është shprehur Jake Fuentes, drejtor i “Level Money”.

Si funksionon ky aplikacion? Pasi të keni lidhur atë më bankën ose kartën tuaj të kreditit, dhe “Level Money” ka marrëveshje me mbi 18 mijë institucione financiare në mbarë botën, ju i shkruani të ardhurat tuaja, faturat dhe shumën që dëshironi të kurseni për çdo muaj. Pasi bën llogaritë, aplikacioni ju prezanton me shumën që ju keni në dispozicion për të shpenzuar çdo ditë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama