Gjithçka ka filluar në fushën e lojës, pas përplasjeve të vazhdueshme të argjentinasit me Ksabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin pakënaqësinë edhe për disa gjeste të tijat, ndërsa nuk kanë kursyer as ndërhyrjet e ashpra ndaj talentit argjentinas.
Por gjërat nuk kanë përfunduar në fushën e lojës. Sipas emisionit “Punto Pelota”, të konfirmuara më pas edhe nga gazeta “Marca”, Mesi ka pritur në parkingun e stadiumit “Santiago Bernabeu” derisa ka dalë Alvaro Arbeloa për t’u përballur me këtë të fundit dhe për t’i kërkuar llogari për atë që ka ndodhur në fushë. Sipas dëshmitarëve të ndryshëm, Mesi ka fyer mbrojtësin e Realit, i cili në ato momente ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Në ato momente u desh ndërhyrja e një zyrtari të Barcelonës për të marrë futbollistin dhe për ta dërguar në autobusin e skuadrës katalanase.
Por incidentet e argjentinasit me pjesëtarë të Realit nuk kanë përfunduar këtu, pasi mediat spanjolle konfirmojnë se ai ka pasur një përplasje edhe me zëvendësin e Murinjos, Aitor Karanka. Sipas “La Sexta”, argjentinasi i është drejtuar atij me fjalët” “Po ti çfarë kërkon? Qepe, se ti je kukulla e Murinjos”.