Lenovo kalon HP si prodhuesi kryesor i kompjutereve

Lenovo kalon HP si prodhuesi kryesor i kompjutereve
Gjigandi kinez i kompjuterëve personalë, Lenovo, ka zëvendësuar kompaninë Hewlett- Packard si prodhuesi kryesor i PC-ve në botë. Të dhënat janë publikuar nga firma kërkimore Gartner. Gartner thotë se Lenovo ka dërguar 13.8 milion njësi në tremujorin e tretë, krahasuar me 13.55 milion njësi të HP. Në raport thuhet se ulja agresive e çmimeve nga Lenovo ka bërë që ata të fitojnë terren.

Analistët thonë se Lenovo është një nga performuesit më të mirë në fushën e prodhuesve të kompjuterëve personale dhe pritet që të fitojë terren akoma më shumë. Ata thonë se është e pashmangshme që kjo kompani të jetë kudo në botë në vendin e parë. Sipas Gartner, Lenovo është i vetmi prodhues PC-sh ndër pesë të parët, që ka rritur dërgesat në SHBA gjatë tremujorit të tretë. Pas Lenovo dhe HP vijnë Dell, Acer dhe Asus.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama