Lazarat zbulohen 9 fuci te mbushura me kanabis sativa

Lazarat, zbulohen 9 fuci te mbushura me kanabis sativa

Nuk ka të ndalur sekuestrimi dhe asgjësimi i lëndëve narkotike në Lazarat. 400 kg kanabis sativa u zbulua dhe u sekuestrua nga policia gjatë një kontrolli në një banesë, ku lënda e paligjshme u gjet e fshehur në një bodrum të nëndheshëm.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte në formën e boçes he ishte fshehur në nëntë fuçi plastike me një peshë që shkonte deri në 400 kilogramë.Gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe dy makineri për lojërat e fatit, duke bërë që i zoti i banesës, A.Proko të shpallet në kërkim. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama