Lamtumire magjiku i kenges se lehte Tonin Tershana

Lamtumire magjiku i kenges se lehte, Tonin Tershana

Ai u shfaq pas një mungimi të gjatë, fatkeqësisht për herë të fundit në ekranin e madh të propogandës, 21 ditë më parë, ashtu mjekërbardhë dhe flokthinjur. Ishte dita kur do të ribëhej me shtëpi. Një shtëpi sociale për një emër të madh të muzkës, për një ikonë të zërit të festivaleve. Megjithatë ishte një shtëpi, një vend ku të kridhet në shtatin e vdekjes.

Mbrëmjen e 22 shtatorit shpërtheu në një stuhi mediatike lajmi për vdekjen në moshën 66-vjeçare të këngëtarit Tonin Tërshana. Luftën me sëmundjen do ta kishte të humbur këngëtari, megjithëse me jetën e vështirë ai u ndesh si një spartan. Zemra e tij ndaloj së rrahuri, por zëri vazhdon të kumbojë në kujtesën e të gjithë atyre që u mrekulluan, atyre që jetuan me këngën e tij.

Tonin Tërshana bën pjësë në plejadën e këngëtarëve që shkruan faqen më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare. Ngjyresa karakteristike e zërit prej baritoni e shënjon Tonin Tërshanën si një piketë e rëndësishme e muzikës së lehtë. Gjithashtu edhe si një sprovë e ngadhnjimit mbi një jetë gjithnjë të vështirë ekonomike, megjithëse ai nuk refuzoi asnjë rast që i jepej që përveç punëve të çfarëdoshme si emigrant në Greqi 1997-2012 edhe të këndonte në ndonjë ambient shqiptarësh.

Udha e tij si këngëtar është e gjatë e përplot episode. Tonin Tërshana fillon si debutues në Festivalin e 4 në Radio, me këngën "Kur vjen pranvera", një këngë e pavdekshme me muzikë të Pjetër Gacit dhe të teksti Fatos Arapit, ku edhe merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Pjesëmerr në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".

Është nder dhe krenari i gjeneratave, sot përulemi me respekt për atë çfarë ai skaliti në ëndjen tonë të etur për të bukurën. Me zërin e jashtëzakonshëm, me kontributin e pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Shkodrën, por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtshme që këndon pambarim.

Deri këtu do të mund të vinte, jo më tej, ashtu me kokën lart, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje dhe pa u fshehur pas emrit të madh. Deri në mbrëmjen e së martës kur zemra e tij do të reshtte së rrahuri, ai nuk ndali së përpjekuri për të mbetur ai që ishte, ai që njihnim, ai që do të plazmohet në gjurmët e amshimit.

 

Lamtumirë magjiku i këngës së lehtë


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama