Lamtumire PlayStation 2 me i shituri ne histori

Lamtumire PlayStation 2, me i shituri ne histori

Ende nuk është zyrtare, por Pro Evolution Soccer 2014, e dalë më 7 nëntorin e kaluar, do të jetë loja e fundit për PlayStation 2. Videoloja  e futbollit shënon në këtë mënyrë fundit e konsolës që na shoqëron që nga viti 2000 duke qenë më e shitura në histori me më shumë se 150 milionë kopje të shitura në të gjithë botën. “Grand Theft Auto: San Andreas” është loja më e shitur.

E anonçuar në mars të viti 1999 si konkurrente direkte e ‘Sega Dreamcast’, PlayStation 2 është zbuluar në Tokyo Game Show, në shtator të po këtij viti. Në vitin 2000 supremacia e Sony u bë qartësisht e dukshme dhe pavarësisht evoluimit të teknologjisë e ruaji këtë pozicion për plot 14 vjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama