Hakerat mund të hyjnë shumë lehtë në telefonat “Samsung Galaxy” dhe të studiojnë të gjithë veprimtarinë e përdoruesve të tyre.
Një sistem i dobët në softuer, bën që hakerat të shohim përmes kamerës së telefonit, të dëgjojnë mikrofonin, të lexojnë tekstet hyrëse dhe dalëse dhe të instalojnë aplikacione, sipas “The Independent”.
Hakerët mund të shfrytëzojnë një anomali në programin e tastieres “IME”, që është një version i së ashtuquajturës “tastierë e shpejtë”. Ky program nuk ka mundësi që të ç’instalohet, prandaj këshillohen përdoruesit e Samsung Galaxy që të qëndrojnë larg rrjeteve wi-fi që nuk janë të sigurta.
Deri sa “Samsung” të ndreqë problemin, përdoruesit e këtij telefoni nuk do të jenë aspak të sigurt. Duke qëndruar larg nga rrjetet e pasigurta të Wifi-t, përdoruesit do të kenë më pak të ngjarë të goditen nga viruset, por kjo nuk do të thotë se ata janë të sigurt. Hakerat ende mund ta gjejnë rrugën për të hyrë në celularin tuaj.