Lac pelegrinazhi ne Kishen e Shna NdoutpoliciaJa rruget qe bllokohen

Lac, pelegrinazhi ne Kishen e Shna Ndout,policia:Ja rruget qe bllokohen

Për të siguruar mbarëvatjen e pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit me datat 12 dhe 13 qershor, Drejtoria e Policisë së qarkut Lezhë ka marrë të gjitha masat.
 
Në bazë të një plani masash të detajuara policia ka bërë të ditur se për krijimin e kushteve në zhvillimin normal të këtij aktiviteti fetar, janë marrë të gjitha masat për Sigurimin e rendit e qetësisë publike, rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike.

Në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Laçit, janë përcaktuar vend parkimet e mjeteve jashtë rrugëve urbane. Vendet e mundshme për parkimet e mjeteve gjatë ditëve te dt.12-13.06.2015, janë jashtë rrugëve urbane dytësore dhe me parkingje të miratuara dhe të improvizuara për këto ditë, ku do të ketë pergjegjësi për rregullimin dhe ruajtjen e këtyre mjeteve.
 
Gjithashtu është bërë e ditur se janë caktuar  mjete të shërbimit  publik të liçensuara nga Bashkia që do të kryejnë transportin e udhëtarëve (të sëmurë, të pamundur) në mynyrë ë sigurt për në Kishën e Shna Ndout dhe kthimin e tyre.
 
Sipas policisë nga ora 08.00 e datës 12.06.2015 deri në orën 24.00 datë 13.06.2015, nuk do të lejohen mjete në drejtim të kishës së Shna Ndout dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës. Mbrëmjen e 12 qershorit dhe gjatë gjithë ditës së 13 qershorit këtë vend të shejte pritet që ta vizitojnë rreth 1 milion pelegrin që vinë nga qytete të ndryshme të shqiprëisë por edhe nga diaspora.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama