La Sylphide / Baleti perrallor rikthen ne TKOB ne fundjave projektin Edukimi permes artit

TIRANË, 12 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - "La Sylphide", premiera e baletit klasik, ajo e sezonit artistik që lam pas verës (27 dhe 28 mars 2015), e cila erdhi me një koreografi krejt të re në drejtimin e vetë drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansablit Popullor, Ilir Kerni, do të rikthehet në skenën e TKOB-së gjatë kësaj fundjave, si pjesë e shfaqieve të projektit "Edukimi përmes artit".

Shfaqja e cila rrëfen historinë e dashurisë mes një të riu skocez Xhejms, dhe një zane Sylfies, e shoqëruar edhe nga kostumet dhe skenografia mjaft e veçantë e cila e çon publikun e ri dhe miqtë e teatrit në një botë përrallash, në emrin e projektit "Edukimit përmes artit" apelon dhe fton prindërit që të sjellin fëmijet e tyre këtë fundjave në sallën e TKOB-së në datat 14 dhe 15 nëntor 2015, ora 19:00.

Ajo që ne sugjerojmë është që të gjithë prindërit së bashku me fëmijet e tyre të kalojnë një orë në TKOB këtë fundjavë, për të ndjekur këtë shfaqje e cila, ju sigurojme do të pëlqehet shumë nga fëmijet tuaj" njofton teatri i cili githashtu thekson se për të gjithë publikun special, ata që do të jenë te shoqëruar me fëmijë, hyrja për në këtë shfaqe do të jetë falas.

Ndërkohë që shfaqja, me libretin e Adolphe Nourrit ashtu sikurse në premirën e sajë, edhe kësaj here do të ngjitet në skenën e TKOB-së me skenografinë e Ilir Kernit sipas A.Bournville, muzikën e Herman Levenskiold, kostumet e Elva Bella, dirigjent Francesco Di Mauro, baletmaestër Alisa Gjoni, dhe skenografit tjetër Zorz Drausnik.

Për interpretimin e veprës së Adolphe Nourrit, në shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOB-së është zgjedhur kolonia e artistëve si L. Sulaj, A. Muçollari, , E. Shkoza, E. Nallbani, M. Thanasi, E. Miholli, L. Dodgjini, E. Gina, E. Hoxha, E. Logo, A. Gjoni, B. Skura, G. Vaso, M. Lamçe, I. Mollaymeri, L. Lara, E. Dervishi, O. Dishnica, dhe J. Onuzi.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama