Kush jane vendet me te mira per punetoret?

Kush jane vendet me te mira per punetoret?

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave ka publikuar raportin për vendet që janë më të përshtatshme për punë dhe ku respektohen më shumë të drejtat e punëtorëve. Ndarja e shteteve bëhet në disa kategori, ku 1 paraqet vendet më të mira dhe 5+ ato më të këqija.

 

Në këtë renditje Shqipëria ndodhet në kategorinë e dytë sa i përket respektimit të të drejtave për punëtorët. Në të njëjtën kategori ndodhen edhe vendet e rajonit si Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, ndërsa Mal i Zi renditet në kategorinë e parë në mesin e vendeve më të mira për punëtorët. Rumania dhe Bullgaria renditen në kategorinë numër 3, ndërsa Greqia dhe Turqia janë vendet e rajonit ku të drejtat e punëtorëve respektohen më pak, duke u renditur në kategorinë e 5-të.

 

Sipas këtij raporti vendi më i mirë për të punuar është Urugaji, që ndiqet nga Togo dhe Suedia. 10 vëndet më mira për punëtorët i plotësojnë Afrika e Jugut, Sllovakia, Norvegjia, Hollanda, Mal i Zi, Lituania dhe Italia. Sa i përket vendit më te keq në botë për të punuar është Republika e Afrikës Qëndrore, që pasohet nga Libia, Palestina, Somalia dhe Sudani i Jugut. SHBA-ja renditet mjaft keq në renditje pasi ndodhet në kategorinë e katërt, ndërsa Britania e Madhe dhe Australia në të tretën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama