Në fundjavën që sa kaloi kryeministri i vendit na njoftoi se kish hapur një ekspozitë të tijën të pikturës në Stamboll
“Fotoalbumi i ekspozitës së çelur mbrëmë në Stamboll, e cila ishte përsëri rasti i mirë për të folur për Shqipërinë e të bukurës, të artit dhe kulturës me një publik të veçantë që ka pak ose aspak ndjeshmëri e kuriozitet për politikën” – me këtë shënim shoqëron fotot zoti Rama.
Para se të pyesim se KUSH ka paguar, le të rilexojmë edhe një herë këtë shënim të tijin: “rasti më i mirë për të folur për Shqipërinë e të bukurës”? Dhe këtë “Shqipëri të së bukurës” e përfaqësojnë...
….shkarravinat me ngjyra mbi dokumenta zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë!
Ndoshta mund të jetë i pari dhe i vetmi rast në një shoqëri demokratike ku kryeministri i një vendi merr vetëm pikturat e veta, i ekspozon nëpër botë dhe këtë e quan “Shqipëri të së bukurës, të artit dhe kulturës”. Më e pakta që mund të ndodhë në të tilla aktivitete , edhe për më megallomanin e narcizistin, është të marrë sa për sy e faqe edhe ca vepra të ca piktorëve të tjerë….
…Po kush paguan?
Duke pritur që këtë çështje ta zbardhë portali transparenca.al, le të shohim nja dy “hollësi”. Në portalin e Kryeministrisë, për vajtjen e Ramës në Turqi thuhet: “Kryeministri Edi Rama qëndroi sot në Stamboll, me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan“. Nuk thuhet as “vizitë” dhe as “vizitë zyrtare”. E aq më tepër, nuk janë në Ankara, në kryeqytetin e Turqisë por në Stamboll.
Duke mos qenë vizitë zyrtare, normalisht që paratë për këtë “qëndrim” nuk paguhen nga taksapaguesit. Atëhere , kush ka futur dorën në xhep për të nisur në Stamboll piktorin Edi Rama bashkë me shpurrën e tij të rojeve, propagandës etj? Kush ka paguar që të hapet një ekspozitë? Pyet çdo piktor shqiptar të të thotë se sa e vështirë ta bësh këtë në Shqipëri, imagjino në Stamboll.
Open-data Albania thotë se fatura e kompanisë së udhëtimeve ‘Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milion lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”.
Por të tjera burime thonë se në këtë “qëndrim” mund të kenë gisht “miq” turq që kanë patur mirësinë të kthejnë ca ndere. Bëhet fjalë për përfitues konçensionesh në zonat ku pak muaj më parë Rama tha se do të ktheheshin në parqe kombëtare.
Ditët në vijim pritet të dalin të dhënat për këtë mesele