Kush eshte gay i hapen dyert per azil ne Bashkimit Evropian?

Kush eshte gay i hapen dyert per azil ne Bashkimit Evropian?

Nëse deklaron se po diskriminohesh për orientimin tënd seksual, kjo është zyrtarisht një arsye që mund të japësh për të kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila ka vendosur se homoseksualiteti mund të jetë arsye për azil në Bashkimin Evropian.


Vendimi u mor pasi shteti hollandez refuzoi kërkesën e 3 burrave me origjinë afrikane për azil politik, pasi ata deklaruan se po përballeshin me diskriminim në vendet e tyre, për shkak se kanë prirje homoseksuale.


Por Ministria holandeze për Imigrim dhe Azil ka refuzuar kërkesën e tyre, ndërsa Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka hedhur poshtë politikën holandeze, duke thënë se “orientimi seksual i një personi është karakteristikë shumë themelore për identitetin e tij dhe nuk duhet të detyrohet të heqë dorë nga ajo”. Pas vendimit të gjykatës, autoritetet hollandeze kanë marrë sërish në shqyrtim rastin e 3 burrave nga Sierra Leone, Uganda dhe Senegali. Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë zbatohen në të gjitha vendet e BE-së. -


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama