Është unike në llojin e saj, por mungesa e vëmendjes së instancave përkatëse prej vitesh ka bërë që ajo të degradojë plotësisht, duke rrezikuar shembjen totale.
Fjala është për kishën 1500 vjeçare të Shën Mërisë në fshatin me të njëjtin emër në Malësinë e Kurbinit. Ky objekt kulti me vlera të veçanta është shpallur monument kulture dhe mbrohet nga shteti, sakaq ajo mbart edhe një histori mjaft mbresëlënëse.
Në këtë vend të shenjtë vinin të luteshin dhe kryenin shërbesat etare Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën. Ndër shekuj ky objekt kulti është djegur dhe shkatërruar disa herë.
Fshati Shën Mëri në Kurbin më së shumti përbëhet nga popullsi myslimane, por kjo nuk i pengon këta të fundit të vijnë në kishe dhe të kryejnë ritet fetare. Ky objekt kulti ka më shumë se kurrë nevojë për investime për tu rikthyer në identitet.