Kur Lindi Partia Komuniste Shqiptare

Kur Lindi Partia Komuniste Shqiptare

8 nëntor 1941

Në Shtëpinë e Partisë
Në shtëpi komandonin Vasil Shantoja dhe Piloja. Ata na caktuan rregullat që duhej t’i zbatonim me disiplinë të hekurt: Nuk do të flitej me zë të fortë as ditën as natën; ditën asnjeri nuk mund të nxirrte kokën as në dritare, as te dera, as në oborr. Përgatitja e ushqimit do të bëhej tek oxhaku i dhomës së Mbledhjes nga Vasili me ndihmën e Pilos, kurse Xhemali e Zylfija, si njerëz të shtëpisë, mund të hynin e të dilnin sipas nevojës, por pa ndryshuar zakonet, që të mos binin as në sy të fqinjëve. Në hajatin e vogël dhe në dhomën tjetër të katit të poshtëm do të hanim bukën, do të bënim dhe pushim. Në atë dhomë, disa edhe mund të flinin, por fjetja do të bëhej në dy dhomat e katit të sipërm dhe në divanin e vogël mes tyre. Të gjithë do të flinim përdhe, njëri në krah të tjetrit. Në dhomat sipër do të ngjiteshim vetëm nëpërmjet shkallëve të drurit që lidhte dhomën e mbledhjes poshtë me katin e sipërm dhe jo nga shkallët e jashtme.




Këtë “rregjim”e zbatuam- gjatë gjithë kohës së Mbledhjes. Kur shkuam të flinim sipër, Vasili na çoi në atë dhomë, e cila ka edhe një dritare që bie në kopsht nga ana e lindjes. Në rast rreziku dhe rrethimi, ne do të dinim nga kjo dritare, duke çarë dhe me luftë, po ta kërkonte rasti, do të kapërcenim nga kopshti tjetër, që do të nxirrte në një shesh, ku ndodhej një shtëpi që ishte baza e jonë, dera e së cilës do të qëndronte e hapur që të futeshin shokët. Në qoftëse do të kishte rrethim, mund të kalohej në rrugicë, ku porta e parë dhe e katërt qenë bazat tona. Në to mund të hynin brenda derisa të kalonte rreziku…

 Ben Andoni - Revista Mapo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama