Kur Berisha Basha & CO inauguronin bunkerin e tyre

Kur Berisha, Basha & CO inauguronin bunkerin e tyre

Protestat që kanë provokuar dhunën pranë Ministrisë së Brendshme sa i përket ndërtimit të një bunkeri, duket se do të zgjasin edhe disa ditë duke tentuar të kthehen në kauzë të Partisë Demokratike.

Të shoqëruar nga deputetë demokratë, të cilët preferojnë ta quajnë veten thjesht mbështetës të qytetarëve, një grup të përndjekurish politikë kanë tentuar të prishin hyrjen në formë bunkeri të një tuneli nëntokësor që do të shërbejë si muzeum për të kujtuar absurdin komunist, shkuarn gazetari Ardit Rada.

Por, vitin e fundit të qeverisjes, Berisha nuk ngurroi që të merrte pjesë në inaugurimin e një bunkeri përballë zyrës së tij. Një projekt i financuar nga ambasada gjermane dhe i inicuar nga kundërshtari publik i Berishës, Fatos Lubonja, gjithësesi tërhoqi jo vetëm kryeministrin, por edhe ish-kreun e Bashkisë Basha, Topallin, Bumçin e shumë të tjerë.

Në fotot e mëposhtme duken të gjithë që i presin shiritin një bunkeri të harruar mes ferrash, dhe mirë bëjnë. Krerët më të lartë të së djathtës nuk janë ndalur as nga shiu i asaj dite, ndërsa ‘të persekutuarit e majtë’ zhvillonin greva urie dhe digjnin veten me vajguri.

Mos vallë bunkeri i Tahirit nuk përcjell të njëjtin mesazh të paqes e bashkëjetesës, sikurse ai që inauguronte PD-ja? Të ketë qenë ky qëllimi pse ish të përndjekurit politikë nuk u ngritën të rrethonin shpurën e PD-së që pispillosej në hyrje të Bllokut? Partia Demokratike sikundër përçau të përndjekurit, përçau edhe bunkerët duke pretenduar se i tyri është më i mirë se i Tahirit. Ose me saktë po sajon një kauzë, duke lidhur dy procese të ndryshme gjatë diktaturës; atë të fortifikimit dhe atë të luftës klasore. Më qartë; Ç’lidhje kanë bunkerët e ushtrisë me dënimet politike?

Sigurisht që qeverisë do t’i binte më lirë ta transferonte një bunker e ta vendoste pranë MPB, sesa ta ndërtonte të ri. Por bunkerë më s’ka dhe arsyet e vjedhjes dhe shitjes së tyre i dinë ato që sot hidhen përpjetë pse po ndërtohet një muze. Në 23 vite demokraci, 13 vite ka qeverisur e djathta antikomuniste, por muze antikomunist nuk pamë gjëkundi. Buzëqeshje dhe makiazh para bunkerit të Bllokut, po!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama