Pas masave të ashpra që Vladimir Putin ka ndërmarrë ndaj Turqisë, edhe kjo e fundit ka vendosur të kundërpërgjigjet.
Siç raportojnë mediat turke anijet ruse kanë ndenjur me orë të tëra në ngushticën e Bosforit.
Ato janë vonuar qëllimisht dhe mendohet se Turqia mund të vendosë bllokimin e kalimit të anijeve ruse në Bosfor.
Por një tjetër incident që ka ndodhur sot nuk u ka pëlqyer aspak rusëve.
Siç raporton Hurriyet, një nëndetëse turke ka shoqëruar një anije të madhe mallrash ruse gjatë kalimit në Bosfor.
Autoritetet turke u justifikuan se nëndetësja po shoqëronte rojet bregdetare turke dhe jo anijen ruse.
Por në fakt sipas Hurriyet nëndetësja ka kryer qëllimisht të njëjtën trajektore si anija ruse, ndoshta për ta intimiduar atë, ose për ndonjë arsye tjetër.