Kumbaro ne Forumin e dyte te bashkepunimit kulturor mes Kines dhe vendeve te Evropes Qendrore dhe Juglindore

kumabro1TIRANË, 13 Nëntor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, po merr pjesë në Forumin e dytë të bashkëpunimit kulturor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore qe po zhvillohet ne Sofie, Bullgari nga 12-14 nentor. Kumbaro prezantoi në fjalën e saj gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për bashkëpunimin kulturor të platformës 16+1 duke vënë theksin në aksione konkrete që do të ndërmerren nga vendet pjesëmarrëse.

Ajo zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj, Ministrin e Kulturës së Kinës, Z. Luo Shugang, ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Kinës. Të dy ministrat dakordësuan marrëdhënie kulturore të institucionalizuara përmes marrëveshjes dy palëshe që pritet të nënshkruhet për periudhën 2016-2018. Bashkëpunimi dinamik mes dy Ministrive do të realizohet në shkëmbime konkrete në fushën e muzikës, teatrit, botimit, artit pamor, cirkut, filmit dhe folklorit duke besuar fort në promovimin e diversitetit kulturor. Gjithashtu u ra dakord për asistencë dhe përfshirje në programe trajnimi në art, kulturë dhe trashëgimi.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i koordinuar mes dy ministrive për realizimin e përkthimit dhe të botimit në shqipe dhe në gjuhën kineze të 25 + 25 autorëve nga të dy vendet, duke zgjeruar kështu kufijtë e komunikimit përmes letrave. Marrëveshja e bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës të Kinës, pritet të nënshkruhet në fillim të vitit 2016.

Në ditën e dytë të konferencës, në kuadër të firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore Vendet pjesëmarrëse po diskutojnë për të vazhduar dhe thelluar dialogun për çështje me interes të përbashkët si promovimin e diversitetit kulturor, industritë kulturore dhe krijuese, artet bashkëkohore, trashëgiminë kulturore dhe tema të tjera të rëndësishme. Vendet anëtare do të bashkëpunojë për të krijuar mundësi të reja, për bashkëpunim të drejtpërdrejtë kulturor dhe projekte të përbashkëta të vendeve të EQL me mbështetjen e palës Kineze, duke qënë pjesë e një plan veprimi ku do të përfshihen aktivitete të ndryshme me çdo vend për vitet në vazhdim të tilla si; a. Krijimi i website -it të të gjitha aktiviteteve Chine-CEEC. b. Promovimi i filmave përmes bashkëpunimit rajonal në aktivitete kumbaro2të përbashkëta në festivale ndërkombëtare të filmit dhe përmes networkeve dhe platforma që tashmë ekzistojnë ose mund të zhvillohen në të ardhmen. Institucionet përgjegjëse për sektorin audiovizual dhe financimin e filmit mund të konsiderojnë mekanizma të ndryshëm të financimit, duke përfshirë skemat e mikro financimit të buxhetit të filmit c. Krijimi i një rrjeti profesionistësh në fushën e librit dhe të përkthimit me të gjitha vendet. d. Mbrojtja e shprehjeve kulturore tradicionale / folklorit) dhe njohurive tradicionale dhe praktikave më të mira nga vendet CEEC me mbështetjen e Kinës . Punimet e artistëve bashkëkohorë nga vendet anëtare të Chine-CEEC të prezantohen në çdo vend. f. Një rrjet i Muzeve dhe institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e të paprekshmes Trashëgimisë Kulturore të CEEC G. Organizimi i vizitave të ndërsjella të artistëve, hulumtuesve të artit dhe letërsisë me qëllim shkëmbimin e ideve dhe përvojave kulturore për zhvillimin e kulturës dhe letërsisë; shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në fushën e bibliotekave dhe pasurisë kulturore; h. Përfshirja në projekte të trajnimit të specialistëve me programet që aplikohen sot në vendet e zhvilluara, si organizimin e seminareve, workshopeve me lektorë të huaj, ekspertë përkatës mbi politikën kulturore dhe problemeve të ndryshme, me të cilat përballet sot arti dhe kultura shqiptare në përgjithësi në fushën e bibliotekave, arkivave, kulturore dhe publikime.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama