Kumbaro TILF 2015 nxit librin si kulture dhe integron letrat shqipe ne arenen nderkombetare

Festivali Nderkombetar i LetersiseTirana Lexon (2)Tiranë, 28 Tetor /ATSH-Megi Zonja/.- Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë "Deti iBardhë II" (TILF 2015) që organizohet në Tiranë në datat 29-31 Tetor, sjell pranë lexuesve shqiptarë, shkrimtarë nga Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

Në konferencën përshtyp, mbajtur sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Ministrja Kumbaro u shpreh se "aktiviteti me përmasa ndërkombëtare, nxit librin si kulture dhe integron letrat shqipe në arenën ndërkombëtare".

Sipas saj, ky festival, është në vijim të politikave të Ministrisë së Kulturës, duke e vlerësuar librin jo thjesht si mall, por duke i dhënë rëndësi të veçantë kultures së leximit. "Si dikaster politikbërës, interesi dhe prioriteti ynë është lexuesi. Libri që konsumohet mes përkthyesit, autorit, shtëpisë botuese është i destinuar të vdesë", cilesoi Kumbaro.

Festivali Nderkombetar i LetersiseTirana Lexon (1)Në mbështetje të politikave të librit, Ministrja Kumbaro u shpreh se "nga viti 2014, kemi hapur fondin për mbështetjen e përkthimit dhe fondin për për mbështetjen e krijimtarisë letrare, i cili do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. Jemi në pritje të 10 veprave të autorëve shqiptare, që do të realizohen nga fituesit e këtij fondi në vitin 2016´´.

"Vitin e ardhshëm do të hapim fondin për bibliotekat. Do të vazhdojmë të mbështesim kete festival të letërsisë dhe projektet e skenës së pavarur. Ministria e Kulturës do të zgjerojë vitin e ardhshëm përfaqësimet në Panaire të rëndësishme të librit, ku përveç Laipzigut, hartës së pjesëmarrjes do t'i shtohen edhe Panairet ne Frankfurt dhe ne Torino. Si vjet kemi , "Tirana Lexon", por në se bashkojmë forcat, të gjithë vitin tjetër do të mund të themi, "Shqipëria lexon"" shtoi Kumbaro.

Jonila Godole, drejtoreshë e Festivalit tha se, "21 autorë tregojnë permes motos së sivjetshme të festivalit, letërsinë tranzit, rrugëtimin letrar dhe reflektojnë me njëri-tjetrin mbi letërsinë dhe artin bashkëkohor në tranzicion, si atë politik e shoqëror, ashtu edhe në procesin e tyre letrar për mes gjuhës.

Një pjesë e shkrimtarve të ftuar shkruajnë në gjuhën e vendeve pritëse. Shembujt e autorëve shqiptarë që shkruajnë në gjuhët e vendeve ku jetojnë do ti ndjekim në diskutimet nga afër me : Ilir Ferra, ArbenDedja , Ornela Vorpsi.
kumbaro3Festivali i këtij viti është pasuruar me disa aktivitete shtesë përveç leximeve dhe diskutimeve me autorët, si Tirana lexon ! - e konceptuar si maratonë leximi më datën 29 Tetor; Geg Poetry, një takim shkrimtarësh që shkruajnë dhe krijojnë në dialektin 'geg', takimi për Stefan Zweig dhe veprën e tij në shqip, apo workshop-in kreativ "Across the Borders" me artistët e rinj nga rajoni.

"Tirana Lexon" është risi për këtë edicion. Belfjore Qose, koordinatore e programit sqaroi se deri sot, "kemi prurje qytetarësh, që duan të jenë pjesëmarrës në maratonën e leximit në datën 29 tetor, e cila do të nisë në orën 8 të mëngjesit deri në orën 17:00. Qëllim i mbetet bërja masive e leximit. Të lexojmë të gjithë me një libër në dorë .Leximet do të mbahen në kafe-libraritë e Tiranës, ne 7 pika si Hemingway Bar, Tirana Friends Book House", E7E, E Jona, Zenit, Tirana Times, Woodstok.

TILF 2015 synon të kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut shqiptar, i cili në këto 25 vitet e fundit po përjeton një tranzicion të thellë politik e shoqëror.Sidomos brezi i ri ka nevojë për perceptimet që vijnë nga vendetët e ndryshme të Europës.Asnjëherë më qartë se sot, fenomeni nuk e kashfaqur natyrën e vet, në kushtet e një kontinenti që nuk resht së zbuluari vetveten.

TILF 2915, eshte një projekt i organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të fondacionit Allianz Kulturstiftung.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama