Kultura per here te pare ne Panairin Klik Ekspo Klik 2015

Ministria-e-Kultures-ish-Kinostudio-2-266x200TIRANË 16 Nëntor/ATSH/.-Megi Zonja/.- Ministria e Kulturës do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Klik Ekspo Klik 2015, nga 21-25 nentor , duke prezantuar për publikun e gjerë aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend.

E gjitha eshte konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debat e diskutim në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi.

Pjesëmarrës do të jenë të gjithë instiucionet e kulturës në vend: TK, TKOB, QKK, GK, IMK, ASHA, ZSHA, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.

Dy vitet e para të qeverisjes kanë qenë intensive për Ministrinë e Kulturës, në përpjekje për të arritur stabilizimin e gjendjes së rrënuar, me borxhin prej 950 mijë eurosh që u trashëgua

Nga .21-25 nëntor 2015, Klik Ekspo Klik, Pallati i Kongreseve, sipas njoftimit nga dikasteri i kultures.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama