Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, me kamionë të tonazheve të lartë, nga 15 maji deri me 30 shtator. Ky është udhëzimi që ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Punëve të Brendshme dolën në një udhëzim të përbashkët. Prioritet për kufizimin e këtij lloj transporti do të bëhet për sezonin turistik veror, i cili nënkupton periudhën nga data 15 maj deri më 30 shtator të vitit. Këto kufizime do të jenë edhe për rrugët jashtë qendrave të banuara. Kompanitë e transportit të mjeteve të rënda duhet të planifikojnë që në udhëtimet të mos jenë në ditët e festave, në ditë të tjera të veçanta, që u shtohen ditëve të festave, në ato ditë që mund të paraprijnë ose të pasojnë ditët e festave dhe sezonit turistik veror. Gjithashtu janë të ndaluar të bëjnë transportet e tyre në ditë që ka ngjarje apo gara sportive, kur kryhet në rrugë dhe çdo ngjarje tjetër e cila ndikon në rrjedhshmërinë e qarkullimit dhe në kushtet e sigurisë rrugore në segmente të caktuara, gjatë ditëve dhe orëve të përcaktuara.
Kategoritë e mjeteve që kufizohen
Ndalohet qarkullimi në rrugët publike i mjeteve ose kombinimit të mjeteve, për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg. Për këto lloj mjetesh transporti do të jetë i kufizuar dhe do të lejohet në oraret e përcaktuara. Do të kufizohen ato mjete që kanë ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transportet me mjete jashtë norme ose transportet në kushte jo normale).
Penalizime do të ketë edhe për automjet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë, automjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor. Po kështu, kufizimet do të jenë edhe për kursantët e auto-shkollave mësimore. Zbatimi i kufizimit do të bëhet për fundjavat për sezonin turistik. Kufizimi i mjeteve të përcaktuara do të bëhet për ditët e fundjavës të periudhës nga 15 maj – 30 shtator. Ndërsa kufizimet për ditët e fundjavës fillojnë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 të ditës së shtunë. Për ditën e diel, kufizimi fillon nga ora 12:00 deri në orën 24:00. Për fundjavat gjatë sezonit turistik, oraret kur mjetet e rënda nuk do të qarkullojnë janë : ora 00:00 09:00 16:00 24:00 12:00 24:00. Duke qenë se ky Kod Rrugor u publikua, thuajse në mbarim të sezonit turistik, po bëjmë të ditur se datat që do të kenë kufizime në transportin e mjeteve të rënda për muajin shtator do të jenë 1, 16 dhe 30. Oraret e kufizimit të qarkullimit janë nga ora 14:00 e ditës para festës ose ditës para datës së caktuar deri në orën 24:00 dhe nga ora 12 e ditës së festës ose datës së caktuar deri në orën 24:00 të po asaj dite.
Përjashtohen nga ndalimi
a) Automjetet e shoqërimit.
b) Automjetet e Forcave të Armatosura.
c) Automjete për mirëmbajtjen e rrugëve, instalimet elektrike dhe mjete të ngjashme dhe mjetet për shpërndarjen e postës dhe gazeta.
ç) Mjetet që i përkasin radio dhe televizion.
d) Cisternave që transportojnë ujë të pijshëm. dh) Mjetet që transportojnë materiale ose pajisje për përdorim në situata të jashtëzakonshme.
e) Kamionë dhe tërheqës me gjysmë-rimorkio që janë të destinuara për mirëmbajtjen e rrugëve.
ë) Kamionë dhe që transportojnë ushqime që prishen, të tilla si mish i freskët, qumësht të papërpunuar dhe produkteve të qumështit të freskët, peshk të freskët dhe prodhimeve të detit, fruta dhe perime që prishen.
f) Kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë.