Ku qendron problemi me njerezit e zgjuar?

Ku qendron problemi me njerezit e zgjuar?

Kur kërkoni një punonjës të ri, dikë për promovim në punë, ose për krijimin e një ekipi, mendja ju shkon te njerëzit më të zgjuar, apo jo? Jo kaq shpejt! Ndonjëherë, një person i talentuar mund të jetë një menaxher joefektiv.  Inteligjenca është një nga ato karakteristika, ku nevojitet një nivel minimal për “t’u futur në lojë”. Një sasi e madhe inteligjence mund të jetë një disavantazh. Puna për të cilën aplikoni, bën diferencën.

Punëkërkuesit kërkojnë inteligjencë të lartë për kërkuesit, analistët dhe koduesit, por këta njerëz mund të mbyllen në një dhomë për të bërë punën e tyre, pasi ata punojnë individualisht. Nëse atyre iu mungon inteligjenca emocionale ose aftësitë ndërpersonale, çdo problem që mund të bëjnë është i kufizuar, për shkak të punës së pavarur. Po a duhet të kërkojnë menaxherët më të zgjuar?  Problemi me njerëzit e zgjuar është se ata shpesh mendojnë se dinë më tepër se kushdo tjetër. Ndoshta ata dinë, por kjo nuk i ndihmon kur ata përpiqen të bindin të tjerët për të blerë atë që ata duan të shesin. Kur ti e di përgjigjen e saktë, shpesh nuk mund të besosh se kushdo tjetër nuk i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë.

Për fat të keq, organizatat nuk funksionojnë kështu. Veçanërisht, kur punohet me kolegë, mbi të cilët nuk ke autoritet, mënyra e vetme për të ndikuar tek ata është “t’u shesësh idetë”.  Ironia qëndron në faktin se ndonjëherë, personi më i talentuar mund të jetë një nga menaxherët më joefektivë. Kjo gjë mund të shihet edhe në sporte, ku superyjet e dala në pension e kanë të vështirë të trajnojnë me sukses.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama