Kryetari i Kuvendit te Greqise te dielen ne Tirane

Kryetari i Kuvendit te Greqise, te dielen ne Tirane

Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Evangelos Meimarakis, pritet të vizitojë te dielën Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, e cila thekson se Meimarakis vjen në Shqipëri me ftesë të kryeparlamentarit shqiptar, Ilir Meta. 

 

Gjatë kësaj vizite, kreu i parlamentit grek do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. 

 

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, pas takimit që do të mbahet mes dy homologëve, do të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. 

 

Meimarakis do të marrë pjesë në konferencën e 112-të të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane, e cila kryesohet nga Shqipëria, nga qershori i vitit 2013 dhe do të vazhdojë ta kryesojë këtë nismë deri në qershorin e këtij viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama