Kryeministri Rama i shkruan biznesit te vogel

Kryeministri Rama i shkruan biznesit te vogel

Kryeministri Edi Rama u ka nisur një letër bizneseve të vogla në vend. Ai i falenderon që kanë qenë taksapagues të rregullt në këto vite, si dhe i njofton gjithashtu që duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë më taksa.

Letra e Ramës:

“Ju jetoni me një biznes të vogël, të regjistruar sipas ligjit dhe operoni me kasë fiskale sikundër e parashikon ligji për çdo biznes formal. Ju lutem, pranoni shprehjen e respektit tim për këtë.

Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit.

Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj. Ky është një rezultat i arritur më shpejt se ç’e kishim parashikuar dje kjo është në radhë të parë merita Juaj dhe e të gjithë atyre që njësoj si Ju, u bashkuan me mua dhe me qeverinë tonë për të operuar kancerin shkatërrues të informalitetit.

Ky kancer e ka penguar Shqipërinë të luftojë varfërinë, të rrisë punësimin real dhe të fuqizojë biznesin e ndershëm. Unë jam i lumtur për këtë dhe ju siguroj se ky është vetëm fillimi i përfitimit të madh dhe të përbashkët të individëve e të shoqërisë sonë, nga këto reforma shëruese.

Duke zbatuar ligjin e duke fituar në rrugë të ndershme, ju jeni në anën e duhur të historisë së zhvillimit ekonomik dhe social të këtij vendi dhe ftesa ime është që të vazhdojmë ta luftojmë bashkërisht, deri në fund, kancerin e informalitetit, i cili është zmbrapsur por nuk është mundur dhe aq më pak asgjësuar.

Prandaj, ju lutem mos harroni se krahas përfitimit nga heqja e plotë e taksave, ju kemi detyrimin të bëni biznes të pastër çdo ditë, për të pastruar më tej Shqipërinë! Së bashku!

Duke iu uruar shëndet e gëzime për ju dhe familjen Tuaj, unë ju sugjeroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni mirë e më mirë, në punën e jetën tuaj e të familjes suaj!

Juaji Gjithmonë,

Edi Rama”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama