Krom filmi i Bujar Alimani-t ne prag te premieres shqiptare

TIRANË, 12 Tetor / ATSH / - Filmi "Krom", me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, i cili premierën botërore e pati në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary, do te kete premierën shqiptare më 16 tetor, ora 19:00, në Kinema Kristal Center ne Tirane.

"Kromi" i Alimanit, vetëm një javë më parë, është prezantuar edhe në Hamburg Film Festival 2015.

"Krom" është përzgjedhur të marrë pjesë në Mediterranean Film Festival në Montpellier/Francë, Festivalqë organizohet në datat 24-31 tetor.

"Krom" flet për një nënë memece, e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoje të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit...

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentë, Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

"Ideja e influences së dy natyrave femërore mbi një adoleshent në rritje e sipër më ka interesuar gjithnjë, madje më saktë influenca e Nenës dhe Mësueses , e Jetës dhe Dijes , e të Përjetshmes dhe Aventurës, që në thelb nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë pushtetesh që shqetësojnë shpirtin e brishtë e të dyzuar të pesembëdhjetëvjeçarit", shprehet regjisori Bujar Alimani. Ne film interpretojnë aktorët: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj.

"Krom" është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij "Amnistia" që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012. Bujar Alimani, eshte nje nder 100 shqiptaret e perzgjedhur ne , 100 vjetorin e shtetit shqiptar, shpallur nga Albanian Excellence.

/k.m/ f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama