Krijohet nje xhel i ri intim qe ju mbron nga HIV

Krijohet nje xhel i ri intim qe ju mbron nga HIV

Shkencëtarët kanë zbuluar një xhel unik, efikas dhe të sigurt, i cili, nëse do të aplikohet në pjesët intime, mund të parandalojë HIV-in, virusin përgjegjës të SIDA-s…

Shkenca

Lufta kundër virusit vdekjeprurës HIV, përgjegjës për SIDA-n, nuk ndalet, kjo për shkak se edhe epidemia nuk tregon shenja “ndaljeje”. Mënyra e vetme për ta luftuar është parandalimi, që vjen padyshim përmes një marrëdhënieje të sigurt seksuale. Por në këtë drejtim, një lajm i mirë vjen nga Shoqata Amerikane e Shkencëtarëve Farmaceutikë (AAPS) apo nga mbledhja më e madhe e shkencës farmaceutike, e cila u mbajt në San Antonio më 10-14 nëntor 2013. Kështu, një ekip i hulumtuesve të ImQuest BioSciences, së bashku me kolegët e Universitetit Duke, kolegët e spitalit Magee-Womens dhe ata të Universitetit të Pitsburgut, kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit të tyre. Ata kanë shpikur një xhel të quajtur “DuoGel”, i cili ka prioritete antiretrovirale (të ngjashme me drogat e përdorura zakonisht në terapi antiretrovirale, qëllimi i të cilit është ulja dhe kontrolli i replikimit të kopjeve të reja të virusit), i aftë të parandalojë transmetimin e virusit nëpërmjet rrugës seksuale. Ky xhel i ri mund të aplikohet si në rrugët vaginale ashtu edhe në ato retale (zorrën e trashë).

 

Ai është një xhel unik në llojin e tij, i cili rezulton mjaft efikas, duke garantuar një mbrojtje të sigurt. Pra është një ilaç që mund të përdoret për të pasur raporte seksuale të sigurta, duke qenë se pjesa më e madhe e rasteve të infeksionit ndodh nëpërmjet kontaktit seksual. I mbështetur nga National Institutes of Health (NIH-Instituti Kombëtar i Shëndetit), studimi kishte si synim primar të krijonte një xhel të sigurt dhe efektiv për menaxhimin e produkteve antivirale, si për ata vaginalë ashtu edhe të rektumit, ndërkohë xhelët aktualë janë të këshillueshëm vetëm për aplikim vaginal. Xheli “DuoGel” përmban përbërjen antiretrovirale ImQuest IQP-0528. Për të gjykuar efektshmërinë në dy mjedise (në atë vaginal dhe rektal), studiuesit e testuan xhelin në dy inde, në atë etocervikal dhe kolorektal. “DouGel” me përbërës IQP-0528 është aplikuar tek indet që janë ekspozuar më pas nga virusi HIV-1. Aplikimi i xhelit tregoi se ai ishte në gjendje të përcillte siç duhet përbërësin aktiv, duke i mbrojtur kështu indet nga virusi HIV-1.

 

Hapi tjetër për kërkuesit do të jetë ai i eksperimentimit të “DuoGel” në studiot klinike, ndërsa tani po vlerësohet pranimi i këtij xheli nga ana e njerëzve. Sipas qëllimeve të shpikësve, “DuoGel” mund të bëhet edhe më i fuqishëm nëse në të ardhmen do t’i shtohet edhe një drogë e dytë antiretrovirale e quajtur “Tenofovir”.

Parandalimi i HIV jo vetëm me xhelin “DuoGel”

Por, përveç kësaj mënyre të re parandalimi të virusit HIV, me xhelin “DuoGel” ekzistojnë edhe mënyra të tjera mjaft të rëndësishme, të cilat duhet t’i keni parasysh nëse nuk dëshironi të prekeni nga ky virus vdekjeprurës. Ja se çfarë duhet të dini:

1. Praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta për parandalimin e HIV-it. Gjithmonë përdorni prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale.

2. Nëse kryeni marrëdhënie me dikë që është i infektuar me HIV atëherë është e domosdoshme të praktikoni seks të sigurt dhe të kryeni analizat rregullisht.

3. Reduktoni numrin e partnerëve me të cilët kryeni marrëdhënie, mundësisht zgjidhni vetëm një partner.

4. Bisedoni me partnerin për historitë tuaja seksuale. Zbuloni nëse partneri juaj është i angazhuar në sjellje intime me rrezik të lartë.

5. Shmangni alkoolin dhe drogën, të cilat mund të pengojnë gjykimit tuaj, si dhe sistemin tuaj imunitar. Nëse jeni nën efektin e alkoolit ose drogës nuk do të jeni në gjendje të merrni masat e duhura mbrojtëse edhe nëse jeni në dijeni të këtyre të fundit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama