Krijimtaria e kompozitorit Isak Shehu ne nje koncert ne Universitetin e Arteve

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Krijimtaria e trombistit dhe kompozitorit të njohur Isak Shehu, bëri bashkë sot gjatë mbrëmjes në sallën e shfaqieve të Universitetit të Arteve, muzikantë, poetë, personalitete si dhe miq dhe të afërm të artistit, ku në nder të së cilit Radio Televizioni Publik Shqiptar organizoi një koncert në drejtimin e maestro Desar Sulejmani.

"Falenderoj Radio Televizionin Publik Shqiptar, që vitet e fundit i ka dhënë mundësi promovimi muzikës shqiptare" u shpreh shkurtimisht kompozitori Isak Shehu në fjalën e rastit, të cilën e vazhdoi duke shpjeguar veprat.

Solistët Sokol Saraçi, Reinald Foçi, Xhino Daja, Sllobodan Gjerga, Ilir Gjoka, Orges Malaj, dhe tenori Kastriot Tusha, në shoqërinë e Orkestrës Simfonike të RTSH-së intepretuan 5 vepra nga krijimtaria e kompozitorit Isak Shehu, të cilat emcionuan të pranishmit e shumtë në sallë.

"Rondo për katër tromba", 'koncert për oboe dhe orkestër harqesh", "variacione për fagot dhe orkestër harqesh", "simfonia "Ilirët" në 4 kohë", dhe pjesa "Romance për nënën" ishin program i përgjedhur i cili u durtrokit nga salla.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama