Krijesa te cuditshme ne Fukushima

Krijesa te cuditshme ne Fukushima

Në 11 mars të 2011-ës si pasojë e një tërmeti nënujor, në Fukushima, u dëmtua në mënyrë të rrezikshme centrali bërthamor me të njëjtin emër. Kohët e fundit në ujërat që lagin këtë zonë, janë peshkuar në det disa lloj peshqish, të cilët është më mirë të quhen krijesa të çuditshme ujore, për shkak të faktit se ato ngjajnë më shumë me një miksturë ndërmjet peshkaqenit, salmonit dhe ngjalave, shkruan “Express”.

Peshqit kanë një gjatësi trupi që shkon nga 10 deri ne 15 cm, dhe sipas specialisteve të fushës, me shumë gjasa janë pasoja të drejtpërdrejta të mutacioneve që mund të kenë ndodhur në vijim të tragjedisë nukleare të Fukushima-s.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama